Duke folur përpara ndeshjes së së dielës në FA Cup me Liverpoolin, Mikel Arteta ka thënë se Arsenali nuk ishte në nivelin e tij më të mirë kundër West Ham dhe Fulham.

Topçinjtë pësuan humbje të njëpasnjëshme ndaj dy rivalëve të tyre londinez pasi u mbajtën në Anfield.


"Ne nuk ishim në nivel. Nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Unë nuk mendoj se e merituam ta humbnim ndeshjen, por nuk bëmë mjaftueshëm për ta fituar atë”.

P2023 12 23 Liverpool Arsenal 15

"Nuk e kam parë skuadrën të bëjë atë që bëmë ne në periudha të caktuara", ka thënë Arteta.

Skuadra e Artetës aktualisht është e katërta në Ligën Premier, pesë pikë prapa liderit Liverpool./Telegrafi/

telegrafi sport app