LAJMI I FUNDIT:

“Nuk e kuptoj qysh një drejtor i policisë kalon në PDK” – Haxhiu e Qalaj debatojnë ashpër në Kuvend

“Nuk e kuptoj qysh një drejtor i policisë kalon në PDK” – Haxhiu e Qalaj debatojnë ashpër në Kuvend

Opozita ka kundërshtuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Pas kritikave të shumta në seancën e sotme të Kuvendit, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu në foltoren e Kuvendit tha se kur kanë marr mbështetjen prej qytetarëve dy prej arsyeve kryesore kanë qenë zotimet në çështjen e drejtësisë dhe punësimit.

“Kur para qytetarëve kemi prezantuar programin qeverisës ka qenë pikërisht çështja e Byrosë Shtetërore. Unë nuk mundem diçka tjetër me prezantua në fushatë e diçka tjetër me punu kur e marr mandatin e ministres”, tha Haxhiu.

Duke iu përgjigjur deklaratave të opozitës për “hakmarrje politike”, Haxhiu tha se ka pas tendenca të tilla në të kaluarën, duke përmendur faktin se ishte tentuar që LVV-ja të shpallej organizatë e paligjshme, shkruan Telegrafi.

“Unë besoj që të gjithë pajtohemi se me bazën penale ka pas hakmarrje politike, sepse ka pas tendenca me hetu figura veç pse i përkasin LVV-së. Pra kryetarin e LVV-së që tash është kryeministër dhe Kryetarin e Kuvendit tash që atë kohë ishte në kryesi të partisë. Shumë mirë e dini që LVV-në kanë pas me shpall organizatë të paligjshme dhe kjo ka ndodh, figurat kryesore që kanë pas tendencë të tillë kanë qenë në krye të institucioneve të drejtësisë”, tha Haxhiu, duke përmendur këtu ish-drejtorin e Policisë tashmë deputet i PDK-së, Rashit Qalaj dhe ish-kryeprokurorin Sylë Hoxha.

Opozita nuk e përkrah Projektligjin për Byronë, Haxhiu i fton për diskutim
Lexo po ashtu Opozita nuk e përkrah Projektligjin për Byronë, Haxhiu i fton për diskutim

“Si ka mundësi që prej Prokurorisë shkon në LDK e prej Policisë shkon në PDK, unë këtë e kisha ndalu me ligj”, ka thënë Haxhiu.

Pas kësaj ka replikuar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj i cili kërkoj nga ministrja Haxhiu që të ketë kujdes me deklarimet.

“Ministre me na shit moral është bukur mirë, por jo nga ju. Ju e dini ministre e nderuar çka keni ba në këtë Kuvend. Është turp me fol për këtë sen ju. Nuk po du me shku ma gjatë, ne jemi deputet dhe kem drejt me pas mendimin tonë. Jini më e kujdesshme kur i drejtoheni deputetëve se mundet me tu kthy bumerang”, tha Qalaj.

Sërish kundërpërgjigje pati ministrja Albulena Haxhiu.

“z.Qalaj për veprimet tona politike në këtë Kuvend jemi përgjigj para ligjit, jemi dënuar nga gjykata për ato, dhe asnjëherë nuk i bimë pishman për gazin lotsjellës. Për mua nuk është normale që një drejtor i policisë sapo ta përfundoj mandatin të shkoj në parti politike. E kam për ty sepse do të ishte mirë që të prisje së paku një kohë e pastaj t’i bashkoheshe një partie”, tha Haxhiu, shkruan Telegrafi.

E replikë pati edhe nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj i cili kërkoi nga kryeparlamentari Glauk Konjufca që të menaxhoj me temat e mëdha në vend.

“Kryetar po të drejtohem ty pasi ke mbet ndër zërat më racional të kësaj shumice parlamentare, merri në dorë këto tema të mëdha dhe menaxhoj si din ti, sepse ky përfaqësim është duke e katandis shtetin dhe shoqërinë. Bëhu gardian i kësaj situate sepse padituria do të jetë armiku më i madh këtij vendi”, tha Selmanaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori