LAJMI I FUNDIT:

‘Nuk duhet t’i vajtojmë autistët, por t’i kuptojmë ata’ (Foto/Video)

‘Nuk duhet t’i vajtojmë autistët, por t’i kuptojmë ata’ (Foto/Video)

Muaji i prillit, njihet edhe si muaji i autizmit. Maqedonia në shënimin e Ditës ndërkombëtare për vetëdijësimin e autizmit është angazhuar që nga viti 2010. Meqenëse rastet e para me autizëm nuk dihet se kur janë identifikuar në Maqedoni, por botërisht rastet e para janë diagnostifikuar afërsisht në vitin 1943.

Autizmi gjendje dhe jo sëmundje, ende rezulton se është paaftësi e panjohur, ku prej vitesh terapeutët po punojnë për të mësuar se nga çfarë shkaktohet autizmi. Edhe pse në Maqedoni ka filluar vonë afirmimi rreth autizmit, në Tetovë nuk mbahet mend të ishte organizuar ndonjë aktivtet rreth këtij komuniteti, përveç se organizimit të fundit nga aktivistë të shoqatës së psikologëve shqiptar të Maqedonisë ‘Vis Mentis’ e organizuar në Tetovë ditë më parë.


Njëra ndër organizatoret dhe edukatore në Shoqatën ‘Vis Mentis’, për Telegrafi Maqedoni thotë se qëllimi ishte pikërisht afirmimi i shoqërisë në Tetovë rreth asaj se çfarë është autizmi dhe si t’iu qasemi dhe ndihmojmë personat autik.

‘Dëshira dhe synimi ynë ishte që sa më tepër të tërheqim vëmendjen e qytetareve dhe pikërisht për këtë realizuam aktivitet në sheshin “Iliria” në Tetove, ku edhe u mbajt një program i pasur kulturor dhe ndërkohë anëtarët e shoqatës sonë në bashkëpunim me vullnetarët e qendrës “Loja” vizatuam një formë puzzle dhe e plotësuam me fjalë pranuese dhe inkurajuese, vizatuam fytyrat e fëmijëve dhe shpërndamë broshura pikërisht me informata rreth autizmit. Pastaj organizuam që fëmijët e qendrës sonë u dërguan ne Pallma Mall, në zonën e argëtimit për fëmijë, poashtu në mbrëmje, në qendrën “Loja” u shfaq filmi “The black balloon”, me tematikë autizmi’, deklarohet organizatorja Siëndrra Mehmeti.

Ajo thotë se autistët nuk duhet të kujtohen vetëm më 2 prill, duke marrë paraysh nivelin e vetëdijësimit të shoqërisë sonë rreth kësaj çështje. Është më se e nevojshme që të ketë më tepër organizime dhe aktivitete, pikërisht për informimin e shoqërisë dhe ngritjen e vetëdijes rreth autizmit, shprehet Memeti.

Vështirësitë ashtu si të një prindi por edhe të një edukatori në Maqedoni, e ndjek avazin e mospërfilljes së shtetit për këtë komunitet.

Eksperti dhe njohësi i psikoanalizës, Migjen Amzai për Telegrafi Maqedoni thotë se për trajtimin e autistëve duhet instrumente dhe për këtë nuk ka mbështetje institucionale dhe aspak financiare. Duke marrë parasysh se trajtimi i prindërve me fëmijë autik, kushton shumë.

‘Për diagnostikimin e autizmit nuk duhen kushte, duhen vetëm instrumente matëse, teste dhe profesionistë të mirë që dijnë t’i dallojnë shenjat dhe simptomat. Kjo për shkak se shumica vijnë me diagnoza të gabuara, sepse jepen nga një person i vetëm dhe në shumë raste jo kompetent për punën. Pastaj janë edhe mjekët amë, qe në shume raste nuk e dinë që në kohën kur ata lexonin 1:10.000 ishte autik, ndërkohë që sot është 1:67 fëmijë i prekur. Në fakt duhet ekip për ta diagnostifikuar. Tek ne profesionistët janë nga ata që vetë dinë gjithçka, kjo është e njohur edhe me diagnozat e tjera që shpesh herë jepen nëpër kororidoret e spitaleve me pesë minuta vëzhgim. Kam raport nga prindërit që vetëm dy minuta e ka kontrolluar neurologu dhe i ka thëne që ka autizëm, ndërkohë që ai nuk kishte të bëjë fare me autizmin edhe pse kishte simptoma atipike. Nga ana tjetër, nuk ka mbështetje, duke marrë parasysh faktin që trajtimi kushton shumë sepse është punë e cila bëhet çdo ditë edhe atë individualisht me çdo fëmijë. Një pjesë e madhe e këtyre fëmijëve kanë nevojë edhe për dieta të ndryshme për reduktimin e parazitëve ose metaleve të rënda në organizëm, këto kushtojnë dhe duhet të porositen jashtë shtetit’, thotë Amzai.

Ai më tej shton se është shumë e vështirë për një prind që ka fëmijën autik. Është e vështirë, sepse ata vetë, ose të paktën njëri prej tyre duhet të heq dorë nga përditshmëria e tij per t’iu përkushtuar fëmijës. Përfshirë këtu edhe shpenzimet që përmenda më lart.

Të njëjtin mendim e ndanë edhe profesori universitar dhe poashtu prind i një fëmije autik, Bujar Hoxha. Hoxha për Telegrafin thotë se në Maqedoni nuk ka aspak kushte dhe mbështetje.

‘Shteti nuk kujdeset aspak për fëmijët autist. Shteti nuk është i interesuar për këta fëmijë. Sa i përket aspektit financiar dhe vështirësitë e një prindi në Maqedoni që ka fëmijë autik, ai duhet të jetë milioner. Unë nuk jam milioner, detyrohem ndonjëherë të marr ilaçe jashtë shtetit sepse këtu nuk ka. Pothuajse trajnime nuk ka aspak, tek-tuk ka trajnime private dhe harxhimet mujore nuk premtojnë për një trajtim të përshtatshëm’, thekson Hoxha.

Edhe pse në Maqedoni nuk ka një numër të saktë të fëmijëve me gjendje autike, zyrtarisht janë të regjistruar mbi 140 fëmijë, por sipas Amzait supozohet se numri është shumë më i lartë.

Prindërit që kanë fëmijë me autizëm, apelon organizatorja Memeti, nuk duhet të ngurrojnë të kërkojnë ndihmë dhe mos të turpërohen për diçka që është jashtë fuqisë së tyre. Edhe pse gjendja këtu te ne është e atillë që e vështirëson më tepër jetën e tyre, ata janë zëri i femijëve të tyre dhe bashkë me ne mund të krijojnë mundësitë që ata të kyçen në shoqëri. Ndërsa për prindërit e fëmijëve të tjerë, po edhe të gjithë personat e tjerë që nuk kanë autist në familje, të edukohen rreth kësaj çështje, informimi do të ndryshoj krejtësisht qëndrimin e tyre. Autizmi si gjendje modeomos, ne duhet t’iu përshtatemi personave me autizëm, madje edhe të krijohet një rreth sa më integrues dhe të favorshëm, ku ata edhe pse nuk munden të shprehen, do të ndjehen të dashuruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori