LAJMI I FUNDIT:

Nuk dihet sa kohë ka qëndruar, kapet shqiptarja e fshehur në motorin e makinës së trafikantit (Foto)

Nuk dihet sa kohë ka qëndruar, kapet shqiptarja e fshehur në motorin e makinës së trafikantit (Foto)

Një trafikant me origjinë moldave është dënuar me tre vite burg në Angli pasi u përpoq që të fuste në mënyrë të jashtëligjshme një shqiptare në Britani duke e fshehur në motorin e makinës së tij.

Fotoja e realizuar nga policia kufitare britanike, tregon kokën e gruas që dallohet në një hapësirë të veçantë të krijuar brenda pjesës motorike.

Rojet kufitare ndaluan furgonin tip Nissan ndërsa tentonte të hynte nga tuneli i linjës së trenit Channel që lidh Francën me Britaninë më 1 shkurt të këtij viti, përcjell tch.


Trafikanti, Nicolae Chirvas, pranoi se kishte pasur dy persona në makinë dhe mohoi se kishte dijeni për gruan e fshehur në makinë, por hapësira e përshtatur për trafikim njerëzish tregon të kundërtën.

“Nuk dihet se sa kohë ka qëndruar në ato kushte gruaja shqiptare, e cila mund të ishte djegur nga nxehtësia e motorit apo të ishte mbytur nga tymi në makinë”, ka deklaruar deputeti britanik, Charlie Elphicke, duke shtuar se “kjo vjen për shkak gjendjes së dëshpëruar të emigrantëve për të hyrë në Britani dhe për këtë duhen ashpërsuar masat ndaj trafikantëve që përpiqen të përfitojnë”, raporton Daily Mail.

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori