Rusia pritet t’i dorëzojë Serbisë një sistem të sofistikuar raketash kundër ajrore, ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione të mundshme kundër vendit ballkanik në rast se blen raketa të tilla.
Agjencia ruse e lajmeve TASS, shkroi të mërkurën se sistemi raketor Pancir do të dërgohet në Serbi ‘gjatë muajve të ardhshëm në pajtim me kontratën e nënshkruar”.
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka paralajmëruar Serbinë se blerja e armatimeve të tilla “mund të rrezikojë” vendosjen e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.
Serbia mbetet aleat i Rusisë, ndonëse synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Beogradi është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Rusia ka ndihmuar Serbinë të përmirësojë ushtrinë e saj me avionë, helikopterë dhe tanke, duke ngritur shqetësime në rajonin e Ballkanit të dërmuar nga luftërat.
Gjatë shkatërrimit të përgjakshëm të ish-Jugosllavisë në vitet e 90-ta, Serbia ishte në luftë me fqinjët e saj; Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën.
Forcat ushtarake serbe janë të mbështetura pothuajse 80 për qind në teknologji sovjetike, një trashëgimi nga Armata Popullore Jugosllave dhe planifikojnë të blejnë pajisje nga të dyja palët, Rusia dhe Bashkimi Evropian për të përmirësuar forcat e saj ajrore të varfëruara nga luftërat ballkanike të viteve 1990.
Presidenti serb, Aleksandër VuçiQ, tha këtë javë në një intervistë televizive se Serbia po blenë armë mbrojtëse nga Rusia dhe se dëshiron të shmangë çfarëdo sanksionesh amerikane apo “përplasje me Amerikën”.
“Serbia po armatoset sepse është një vend i lirë i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s me të cilat ne duam të jemi miq”, tha ai, duke shtuar se nuk do të lejojë që Serbia “të jetë aq e dobët sa ishte në vitet e 90-ta”.
NATO-ja bombardoi forcat serbe në vitin 1999 për t’u dhënë fund mizorive të tyre ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, e cila kundërshtohet nga Beogradi dhe Moska.
Muajin e kaluar Rusia dërgoi në Serbi sistemet raketore Pancir dhe S-400 që u përdorën në stërvitjet ushtarake serbo-ruse.
Autoritetet serbe thanë se të premten në Beograd do të qëndrojë Thomas Zarzecki nga Departamenti amerikan i Shtetit, i cili është i ngarkuar me zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe vendet që shkelin ato sanksione.
Mediet serbe cituan ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, të ketë thënë se Serbia nuk i ka shkelur sanksionet amerikane për blerjen e armëve nga Rusia dhe “nuk ka arsye për vendosje sanksionesh ndaj saj”. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos