LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Policia është në dispozicion të qytetarëve

Nuhiu: Policia është në dispozicion të qytetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu sot ishte për vizitë në fshatin Vërbjan në komunën Rosushte, në kuadër të një projekti të cilin po e zbaton MPB-ja, i cili ka për qëllim ta afrojë policinë deri tek qytetarët. Në takim me qytetarët Nuhiu, ju sqaroi se policia është në shërbim të tyre dhe se ata në çdo kohë mund të drejtohen deri tek MPB-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Erdha personalisht që t’ju informojë se policia është në dispozicion në çdo kohë për nevojat tuaja dhe ju mund lirisht të drejtoheni te ne për punë të cilat janë nën kompetencë tonë. Pasi një pjesë e qytetarëve interesohen për përpunimin e dokumenteve personale, dëshiroi t’ju informoj se kemi edhe ekipe mobile për fotografim për përpunimin e dokumenteve dhe ata janë në dispozicion për ju”, deklaroi Nuhiu./Telegrafi/