LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu e pranon se Prishtina kishte shanse të shumta shënimi, Drita u shpëtua nga portieri

Nuhiu e pranon se Prishtina kishte shanse të shumta shënimi, Drita u shpëtua nga portieri

Drita ka arritur të marrë një pikë mjaftë të rëndësishme në udhëtim te Prishtina në kuadër të takimit që ishte paraparë të luhej në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës.

Klubi gjilanas e mbylli sinorin vjeshtor si kampion, pasi u pozicionua në vendin e parë me 41 pikë, pas barazimit 1-1 në “Fadil Vokrri”.

Trajneri Ardian Nuhiu e pranoi pas takimit se Prishtina kishte shumë raste shënimi, mirëpo portieri i tyre i mbajti në lojë.


Derbi mbyllet me barazim në "Fadil Vokrri" - Drita është kampione e stinorit vjeshtor
Lexo po ashtu Derbi mbyllet me barazim në "Fadil Vokrri" - Drita është kampione e stinorit vjeshtor

“Në përgjithësi mendoj se ishte ndeshje e hapur, ndeshje derbi të cilën të dyja skuadrat donin ta fitonin”, ka thënë strategu i Dritës për “Art Sport”.

“Prishtina kishte raste më të pastërta, nuk diskutohet, por portieri na mbajti në lojë. Pjesa e dytë na takoi neve dhe erdhëm deri tek goli, meritat i shkojnë të gjitha futbollistëve që kanë bërë gjysmë sezon të jashtëzakonshëm dhe na kanë bërë krenar për paraqitjet e tyre”.

“Nuk diskutohet që jemi të kënaqur, grupin e kemi këtu do ta mbajmë teksa nëse shohim të arsyeshme të përforcohemi do ta bëjmë këtë gjë”, ka përfunduar Nuhiu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori