LAJMI I FUNDIT:

Nuanca buzëkuqi ngjyrë portokalli

Nuanca buzëkuqi ngjyrë portokalli

Ngjyrat që ofrojnë pasarelat do të jenë të forta nga refleksi portokalli deri në atë të kuq të thellë.

Fytyra duhet të jetë shumë e kuruar në mënyrë që buzëkuqi të bjerë shumë në sy, ndërkohë që makijazhi tek sytë duhet të jetë pothuaj i padukshëm.

E portokallta shkon mirë me të gjitha ngjyrat, është e rëndësishme për të zgjedhur nuancën e duhur që i përshtatet fytyrës suaj, transmeton Telegrafi.


Ngjyra e buzëkuqit portokalli mbetet gjithnjë një ngjyrë shumë e preferuar, pasi i jep fytyrës shumë shkëlqim dhe është një ngjyrë elegante dhe të bukur.

Edhe këtë sezon vazhdon të jetë IN. Prandaj kjo ngjyrë nuk duhet të mungojë në çantën tuaj të kozmetikës.

Më poshtë po ju sjellim buzëkuqet perfekte portokalli të përdorura nga yjet, ku mbizotërojnë markat më të njohura botërore të kozmetikës.

/Telegrafi/