LAJMI I FUNDIT:

N’POST vjen me revolucion në shitjet online – prezanton platformën QuickQuick

N’POST vjen me revolucion në shitjet online – prezanton platformën QuickQuick

N’POST është kompania e parë në Kosovë e cila premton risi të shumta në treg për ta përkrahur zhvillimin e tregtisë përmes internetit.

Në mesin e këtyre risive, N’POST tani ka prezantuar edhe platformën e re të njohur si “QuickQuick”.

Çfarë është QuickQuick?

Thënë më thjesht, kjo është platforma e cila më së shumti e lehtëson bashkëpunimin mes shitësve e blerësve online.

Përveç kësaj, platforma e bën edhe regjistrimin e porosive dhe shumëçka tjetër.

Shitësit online mund të përfitojnë nga kjo platformë sepse përmes vetëm 3 informatave e gjenerojnë linkun për t’ua dërguar blerësve dhe porosite pastaj regjistrohen automatikisht në llogarinë e shitësit.

Mjafton që shitësi të tregojë çfarë pako po e zgjedh, çfarë produkti po e shet dhe çfarë çmimi ka.

Pse duhet ta përdorni platformën QuickQuick?

– Do të keni më pak gabime në regjistrim të porosive
– Do të keni nevojë për më pak punëtorë që t’i regjistroni porositë
– Porositë do të jenë më të shpejta
– Listën e porosive mund ta eksportoni në formate të ndryshme.

Për më shumë informacione rreth kësaj platforme dhe inovacioneve tjera që pritet t’i sjell N’POST, kontaktojeni kompaninë ose ndiqeni në rrjete sociale.

Linja pa pagesë0800-20-400
Tel/Viber: +383 46 100 830
Websitewww.nposta.com
FacebookN POST
Instagram: Npost_official

Artikull i sponzorizuar