NPL “Ambienti” kryen punime mirëmbajtëse në hapësirat e banesave kolektive

Ndërmarrja Publike Lokale “Ambienti” ka njoftuar se ekipet e saj kanë realizuar sot punime mirëmbajtjeje në hapësirat përreth banesave kolektive në dy lokacione në qytet: në Rrugën e Gjilanit dhe në Rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.
Sipas njoftimit, punëtorët kanë kryer pastrimin e hapësirave të gjelbra, si dhe krasitjen e drunjëve dekorativë, me qëllim të mirëmbajtjes dhe rregullimit të mjedisit publik.
Nga ndërmarrja theksohet se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt, me synim krijimin e një ambienti më të pastër, më të gjelbër dhe më të këndshëm për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































