“Novi list”: Ngjarjet rreth Maqedonisë së Veriut janë pasqyrë e realitetit në BE
Gjithçka që ka ndodhur në marrëdhëniet midis BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në 30 vitet e fundit është pasqyrë e situatës reale në Union, vlerëson gazeta e Rijekës “Novi List” në një artikull kushtuar rrugës evropiane të vendit.
E përditshmja thotë se Greqia e ka bllokuar pranimin e vendit në BE për dekada me radhë, për shkak të kontestit për emrin, e cila thuhet se u zgjidh me Marrëveshjen e Prespës, “e njohur më mirë si Marrëveshja për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
E përditshmja thotë se pas zgjidhjes së këtij kontesti, në rrugën e vendit drejt BE-së, tani vë pengesa të reja Bullgaria.
“Me nënshkrimin e Marrëveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë në vitin 2017, u duk se të paktën disa çështje të hapura midis dy vendeve do të zgjidheshin. Për fat të keq, në fillim të nëntorit të këtij viti, Bullgaria informoi Komisionin Evropian se nuk ishte në gjendje të pranonte kornizën e propozuar negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe draft deklaratën e saj, sepse nuk i siguron garancitë e nevojshme për përmbushjen e kushteve të kërkuara nga Bullgaria”, thekson “Novi List”.
Pas kësaj, sipas gazetës, Bullgaria filloi me kërkesat përfundimtare, si Maqedonia e Veriut “të heq dorë nga teza për ekzistencës së maqedonasve etnikë në Bullgari”, pastaj “heqjen e figurave të caktuara historike maqedonase nga librat shkollorë sepse ata ishin gjoja bullgarë”, si dhe “braktisja” e përdorimit të terminologjisë për “pushtimin fashist bullgar” të Maqedonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, paradokohe deklaroi se “tridhjetë vjet pas ndryshimeve demokratike, nga njëra anë nuk mund të dëshironi të jeni anëtar i familjes evropiane, ndërsa nga ana tjetër ta festoni njërin nga diktatorët më të egër të shekullit 20-të Josip Broz Titon”. Disa, siç është nënkryetari i Parlamentit bullgar, Veselin Mareshki, lider i partisë së djathtë populiste, ka shkuar një hap më tej. Ai pohon se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, meqë bëhet fjalë për një komb, duhet të bashkohen, në mënyrë që “si vëllezër të bëhen automatikisht shtetas evropianë”, kujton gazeta kroate.
“Novi List” thekson se është interesante që sipas një sondazhi, madje rreth 83.8 përqind e bullgarëve mbështesin bllokadën e Maqedonisë së Veriut, derisa të arrihet një marrëveshje për historinë, gjegjësisht “derisa Maqedonia e Veriut të pajtohet me kërkesat e Sofjes”.
“Pavarësisht se si do të zhvillohet situata rreth Republikës së Maqedonisë së Veriut, duhet të mbahet mend një fakt i rëndësishëm. Greqia dhe Bullgaria janë anëtare të BE-së, të cilat me hyrjen në BE pranuan marrëveshjet themelore të Unionit, dhe kështu rregullat e sjelljes në përputhje me legjislacionin Evropian. Prandaj, gjithçka që ka ndodhur në tridhjetë vitet e kaluara në rrugën BE-Republika e Maqedonisë së Veriut është në të njëjtën kohë një pasqyrë e situatës reale në Union”, përfundon “Novi List”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre