LAJMI I FUNDIT:

Novak: Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë për liberalizimin e vizave dhe integrimin euro-atlantik

Novak: Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë për liberalizimin e vizave dhe integrimin euro-atlantik

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se shteti i Kosovës mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë për proceset integruese euro-atlantike si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Novak tha më tej se për stabilitetin dhe paqen në kontinent nevojitet dhe duhet paqe edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se KFOR-i kontribuon në këtë drejtim.

“Për stabilitetin dhe paqen në kontinent na duhet edhe paqja në këtë rajon dhe misioni i KFOR-it kontribuon në këtë drejtim dhe shpresoj që sa më shpejt edhe procesi i anëtarësimit në BE ta shërbej këtë qëllim”, tha ajo, raporton Telegrafi.


Presidentja e Hungarisë më tej shtoi se Hungaria mbështet integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, rrjedhimisht edhe të Kosovës.

Novak ka shprehur mbështetjen e shtetit të saj edhe për liberalizimin e vizave.

“Sa i përket liberalizimit të vizave jemi në favor të heqjes së vizave që nga dita e parë dhe duam të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur. Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë që të merr liberalizmin e vizave sa më shpejtë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori