Ilir Babaramo
Një nga aktet e para në Elize, të ish-presidentit Olond (Fraçois Hollande) ishte vendosja e taksës 70 për qind për këdo që kishte të ardhura vjetore mbi një milionë euro. Ishte një vendim që tronditi jo vetëm Francën, por dhe tregjet financiare ndërkombëtare. Bernar Arno (Bernard Arnault), njeriu më i pasur i Francës deklaroi se po mendonte të zhvendosej nga Parisi në Bruksel bashkë me selinë e perandorisë së tij, një biznes që për hir të së vërtetës nuk ka fare lidhje me fondet publike.
Deklarata e Arnos shkaktoi një stuhi mediatike. Më e ashpra ishte e përditshmja thellësisht e majtë “Liberation”. Në faqen e parë, një foto e madhe e Arnos me valixhe në dorë shoqërohej me titullin: “Thyej qafën trap i pasur!”
Ky titull ishte aludim i qartë mbi incidentin e bujshëm që kishte patur miku i Arnos , presidenti i mëparshëm, Sarkozi (Nicolas Sarkozy). Në panairin e bujqësisë, kamerat kishin kapur një incident të Sarkozisë me një blegtor që kishte refuzuar ti jepte dorën presidentit. Ky i fundit, në gjaknxehtësi ia kishte kthyer fshatarit: “Thyej qafën trap i mjerë!”
Ky incident m’u kujtua kur flakët sapo kishin përpirë shigjetën e drunjtë që ngrihej drejt qiellit nga themelet e Katedrales “Notre Dame”. Mediat e gjithë botës po ndiqnin me vëmendje se si elita franceze po përballonte me dinjitetin e një kombi të madh tragjedinë e madhe. Kur flakët ishin dominuar, por ende nuk ishin shuar plotësisht, presidenti Makron (Emmanuel Macron) duke shtrënguar nofullat për të mbytur gulçin, me rrënojat e katedrales në sfond, e mbylli mesazhin drejtuar kombit dhe botës: “Bashkë do ta ringremë ashtu siç ishte”.
Nuk kaluan shumë minuta dhe sipërmarrësit më të mëdhenj të Francës hynë në garë se kush do ofronte shifrën më të madhe të donacionit për ringritjen e Katedrales. Për fare pak orë, kur ende flakët nuk ishin shuar plotësisht, u mblodhën 700 milionë euro. Ai që pak vite më parë ishte anatemuar nga shumëkush, pikërisht ai “trapi i pasur” i “Liberation”, Arno, ofroi plot 200 milionë euro.
Duke parë këto pamje, instiktivisht më lindi pyetja: Si reagon elita shqiptare? Hera e fundit kur u shfaqën bashkë në publik personazhet më të zëshëm të “shoqërisë së lartë shqiptare” ishte në premierën e një filmi, me protagonist palaçon personal të kryeministrit dhe një mantenute të parave të kokainës.
Kryeministri, kryetari i Bashkisë dhe gjithë oligarkët parakaluan para kamerave dhe për të treguar blerjet e koleksioneve më të fundit të veshjeve. Në një farë mënyre, secili prej tyre ishte bashkëprodhues në filmin që është “monument” vulgariteti. Secili prej oligarkëve kishte dhuruar dhjetëra, mijë euro për filmin në të cilin vetë kryebashkiaku kishte pranuar të luante një rol episodik. Secili prej tyre ishte i qartë se kishte bërë investimin më të mirë për të kuruar imazhin. Ishin të qartë se ku po hidhnin paratë. Filmi ishte i “lolos së mbretit” dhe mbreti sigurisht do iu ishte mirënjohës. Me aq para sa kishin hedhur do restauroheshin gjithë ikonat e Onufrit e Shpatarakut bashkë.
Shijet e mecenëve shqiptarë vazhdojnë të jenë të njëjta me ato të Shemsies, kur jepte 800 mijë dollarë për një spektakël misi gati çerek shekulli më parë. Dhe, s’kanë përse t’i ndryshojnë kur ish-nusja e Shemsies tani është ministre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën