Manchester United dhe Arsenali janë ndarë baraz në Old Trafford në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Golat në këtë takim i shënuan Scott Mctominay për Djajtë e Kuq në minutën e 45-të, derisa për Gunners realizoi Pierre-Emerick Aumbameyang (58’).


Arseali ishte skuadër më e mirë për një nuancë, gjersa mori notën e përgjithshme 6.63, ndërsa United u vlerësua me 6.59, diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.

GettyImages 1178197124 Manchester United vs Arsenal (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mesfushori skocez shkaku i golit të shënuar me notën 7.9.

Në anën tjetër, lojtari që kishte paraqitje të dobët në këtë takim ishte mbrojtësi i vendasve, Axel Tuanzebe që mori vlerësimin 5.6.

Vlerësimet e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

man utd Notat e lojtarëve të Manchester United (Foto: WhoScored)

aa Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app