Barcelona ka arritur të fitojë me rezultat 4-2 në udhëtimin e tyre te Sevilla në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka fituar me rikthim në Ramon Sanchez Pizijuan duke mbajtur epërsinë me ndjekësit në tabelë.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jesus Navas (22') dhe Gabriel Marcado (42') për vendasit, ndërsa për Barcelonën shënuan Lionel Messi (26', 67', 85') dhe Luis Suarez (90+).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli argjentinas Messi, i cili u vlerësua me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Sevillas, Tomas Vaclik që u notua me 4.9.

Sevilla:

notat barca e1550943715471

Barcelona:

notat barca 1 e1550943744240

/Telegrafi/

telegrafi sport app