Juventusi ka vazhduar me rekordin e qind për qindtë të fitoreve edhe në xhiron e gjashtë në Serie A.

Bianconerët bënë paraqitje më të mirë (7.16) se Bologna (6.29), prandaj vlerësimi mestar i tyre ishte më i mirë.


Paulo Dybala e nisi ndeshjen si startues dhe shkëlqeu në këtë takim duke u vlerësuar më notën më të lartë në ndeshje (8.7).

Blaise Matuidi është vlerësuar me notë të mirë (8.3), ndërsa pas tij ndodhen Joao Cancelo (7.8) e Cristiano Ronaldo (7.7).

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, ka marrë notën 6.3 për paraqitjen te skuadra e tij.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të dyja skuadrave:

juve 4 (Foto: WhoScored)

bologna 2 (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app