Milani arriti të shënojë fitore të madhe ndaj Interit me një rikthim të jashtëzakonshëm me rezultat 3-2 në finalen e Superkupës së Italisë.

Interi kishte epërsinë e dy golave me Lautaro Martinez dhe Mehdi Taremi që gjetën rrjetën.


Theo Hernandez e nisi kthimin, ndërsa Christian Pulisic dhe Tammy Abraham shënuan golat që sollën fitoren.

Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas SofaScore ishte Taremi i cili u vlerësua me notën 8.6.

Ndërsa te Milani më i miri ishte Theo Hernandez i cili u vlerësua me notën 8.3.

Notat e lojtarëve të Interi dhe Milanit

/Telegrafi/

telegrafi sport app