LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve: Hertha 1-4 Bayern, vlerësim maksimal për Kimmich

Notat e lojtarëve: Hertha 1-4 Bayern, vlerësim maksimal për Kimmich
(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Bayern Munichu ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në Bundesliga duke triumfuar si mysafir i Hertha Berlinit.

Triumfi bindës i bavarezëve ka bërë që të marrin notë më të lartë mesatare në krahasim me ekipin vendas.

Vizioni i Joshua Kimmich (10) dhe përfshirja në ndërtimin e aksioneve dhe realizimin e golave, ka bërë që ai të vlerësohet me notë maksimale. Edhe golashënuesit Leroy Sane (8.5) e Thomas Muller (8.1), ka marrë nota të larta.


Bayerni nëpërkëmb Herthan për një tjetër fitore në Bundesliga
Lexo po ashtu Bayerni nëpërkëmb Herthan për një tjetër fitore në Bundesliga

Mesfushori Suat Serdar (5.6) dhe mbrojtësi i djathtë, Peter Pekarik (5.7), janë futbollistët me notat më të ulëta.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Hertha Berlin 1-4 Bayern Munich. /Telegrafi/