Notat e lojtarëve, Granada 0-2 Manchester United: Lindelof më i mirë në fushë

Manchester United ka shënuar fitore si mysafir ndaj Granadas me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Marcus Rashford dhe Bruno Fernandes i shënuan golat për Djajtë e Kuq në këtë fitore të rëndësishme.
Lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë mbrojtës Victor Lindelof me notën 7.6, pas një asistimi të bukur nga gjysmë fusha e tij.
Pas tij me vlerësime vijnë emra si Harry Maguire dhe Fernandes me notën 7.3.
Më i mirë te Granada ishte Maxim Gonalons me notën 7.3.
Notat e lojtarëve të Granada dhe Manchester United
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































