Vendi i fjordeve, akullit dhe Dritave Veriore: Norvegjia është vend për ata të cilët kërkojnë mënyra vërtet të ndryshme për t’i festuar pushimet!

Me temperatura tejet të ftohta, pyje pa shtigje dhe klimë të ashpër veriore – ky është, pas së gjithash, vendi nga vijnë legjendat e Vikingëve dhe Valkyriesve, transmeton Telegrafi.


Jehonat e historisë së pasur të këtij shteti janë të përhapura përgjatë gjithë territorit, por atraksioni kryesor i Norvegjisë është natyra!

Fjordet vendore janë ndër vendet më të bukura në planet: të qeta, me ujë të pastër si kristali, me shkëmbinj mahnitës, akullnaja e mrekulli tjera natyrale të cilat na lënë gojëhapur!

Si qershia mbi torte, ju gjithashtu mund të shikoni edhe diçka tejet të veçantë, respektivisht Dritat Veriore.

Mos të harrojmë as miniaturën e fshatrave norvegjez të cilët gjenden përgjatë tërë shtetit, e të cilët janë secili më magjepsës se tjetri.

Nëse veç vendosni ta vizitoni Norvegjinë, assesi mos e harroni kamerën! /Telegrafi/Trolltunga (gjuha e Trollit) - një pjesë guri e shtrirë horizontalisht në malin Skjeggedal, e cila gjendet rreth 700 metra mbi pjesën veriore të liqenit Ringedalsvatnet.

1 361

Dritat e Bardha në ishujt Lofoten të detit norvegjez

2 128

Dritat Veriore në qiell përmbi Hammerfest

3 100

Ujëvara e "Shtatë Motrave", në fshatin More og Romsdal

4 78

Ura "Storseisundet" - urë e cila e bën lidhjen mes Romsdal për në ishullin Averoya në qarkun More og Romsdal

1 362

Qyteti Alesund

1 363

Trollstigen - rrugë mali gjarpërore në regjionin Vestlann

1 364

Lugina Lodalen

1 365

Shkëmbi 'Preikestolen' përmbi Lysefjorden

1 366

Pamja e qytetit Tromso

1 367

"Dragoi i Fjetur", ishulli Vaeroy

1 368