Xhudisja pejane, Nora Gjakova është shpallur sot (e shtunë) xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror të Kosovës.

Federata e Xhudos së Kosovës ka ndarë sot çmimin kryesor për xhudisten pejane, Nora Gjakova.


Trajneri i saj, Driton Kuka e ka konfirmuar këtë me anë të një postimi të bërë në profilin e tij privat në Facebook.

Kuka ka treguar se Nora Gjakova është shpallur xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror, ndërsa ka theksuar se ajo do t’i prijë ekipit tonë që do marr pjesë në Grand Prix-in e radhës.

Nora Gjakova

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës: Ndarja e medaljes per Nora Gjakoven që sot u shpall xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror! Test i mirë para Grand Prix Tel Aviv! Nora do i prij ekipit tonë të ri që do marr pjesë në Grand Prix e radhës!/Telegrafi/

telegrafi sport app