Një ‘non-paper’ që quhet “Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe Politika e Fqinjësisë përtej modeleve ekzistuese”, propozon ndër të tjera anëtarësimin “gradual” të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Kështu shkruan portali me qendër në Bosnjë dhe Hercegovinë, Klix.ba, i cili thotë se posedon ‘non-paper’-in në fjalë i cili vjen nga Austria, përcjell Telegrafi.
Në hyrjen e dokumentit të shkruar në maj 2022 – shkruan më tej mediumi në fjalë – thuhet se agresioni rus kundër Ukrainës ka ndryshuar rrethanat gjeopolitike, ka rrezikuar politikën e “Fqinjësisë Lindore” të Bashkimit Evropian dhe mund të ketë pasoja negative për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
“Ne duam dhe kemi nevojë për vendet e këtij rajoni në anën tonë. Ata janë një partner kyç dhe një pjesë integrale e familjes sonë evropiane. Për këtë arsye, ne duhet të rimendojmë qasjen tonë ndaj procesit të zgjerimit dhe politikës sonë fqinjësore”, citohet të thuhet në ‘non-paper’.
‘Non-paper’ austriak vlerëson se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të përdoret si një instrument gjeostrategjik dhe jo thjesht një procedurë burokratike.
Ata theksojnë se procedura aktuale e zgjerimit nuk ka dhënë rezultate të rëndësishme dhe se duhet shikuar përtej mjeteve aktuale për zgjerim dhe të zhbllokojnë potencialin e pashfrytëzuar përmes integrimit gradual të këtyre vendeve, vë në pah Klix.ba.
“Në rrugën drejt anëtarësimit të plotë, ne duhet të krijojmë mundësi për integrimin gradual të këtyre vendeve në fushat me përfitim të veçantë për to”.
Prandaj, aty propozohen masat e mëposhtme: integrimi progresiv në tregun e vetëm përmes, për shembull, transportit të lirë të mallrave, uljes dhe heqjes së tarifave doganore, që do të përfshinin produktet bujqësore, dhe lëvizjen e lirë të punëtorëve.
Veç këtyre, shkruan më tej mediumi boshnjak, duke iu referuar dokumentit, pjesë e qasjes graduale ndaj këtij plani do të ishte përfshirja në politikat tregtare dhe tatimore të orientuara drejt së ardhmes, pjesëmarrja në politikat e BE-së për klimën dhe energjinë, përfshirja në rrjetin trans-evropian të transportit, përfshirja e plotë në programet e BE-së në fushat e shkencës, arsimit dhe kërkimin, pjesëmarrjen në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe rritjen e përfshirjes në misionet e politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së, pjesëmarrjen në Programin Evropian të Krizave Ushqimore dhe Mekanizmin e Reagimit dhe pjesëmarrjen në agjencitë e Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, rekomandohet më tej, vetë procesi i anëtarësimit gradual do të ishte rigoroz dhe i bazuar në ndryshime të matshme ndërsa qasja graduale në fondet e BE-së do të përdoret si një mjet bazë për të inkurajuar reformat.
Megjithatë, do të lihej mundësia e anulimit të disa përfitimeve në rast të devijimit nga rruga evropiane.
Ata sugjerojnë që në hapin e parë, vendet e Ballkanit Perëndimor të ftohen vazhdimisht në takimet jozyrtare të Këshillit të BE-së për të diskutuar fushat me interes të përbashkët. Përveç kësaj, një samit BE-Ballkani Perëndimor do të organizohej çdo vit.
Së fundi, ata (në dokument) thonë se procesi i propozuar i pranimit gradual në BE mund t’u ofrohet fqinjëve të tjerë të Bashkimit Evropian për të formuar një bashkëpunim të ri hap pas hapi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Macron: Sulmi me thikë ishte "terrorizëm islamist"

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit