Ne kemi mundësi ta njohim punën e Ollga Tokarçuk (Olga Tokarczuk), sot, përmes tre librave të përkthyer nga origjinali, dy syresh prej Astrit Beqirit dhe njëri prej Edlira Llohës. Kemi një libër të Handkes përkthyer nga Sabina Dhrimo. Të tre përkthyes me kërkesa shumë të larta, puna e të cilëve “bie” përballë debatit të madh politik, që ka kapur veprën e Handkes në Bosnjë, Kosovë, Shqipëri e Turqi.
Handkes i janë turrur të gjithë dhe normalisht sjellja e tij zyrtare, qëndrimi dhe mbi të gjitha konsakrimi i kësaj sjellje me anë të qëndrimeve të tij publike ka nxjerrë hapur natyrën ndryshe të shkrimtarit. Shumë kanë cilësuar remineshencat e tij të theksuara me të shkuarën e familjes: çoroditje, vetëvrasje etj. Është pikërisht kjo mëvetësi, shtuar me stilin e tij për të cilin s’ka mëdyshje të cilësisë, që e kanë çuar te Nobeli. Dikush mund të rendisë dhe disa arsye konjukturash që në botën perëndimore janë shumë dhe të ngjisin në kulme, kur kalon filtrat e tyre.
Tregu ynë, ku bashkohen bashkë Shqipëria e Kosova, janë shumë të vogla për këtë letërsi. Atë që ne mund t’i ofrojmë botës është individualiteti i qashtër dhe mundësisht vlerat më të mëdha që mund t’i nxjerrim atij, duke bërë letërsi sa më burimore.
Ndërkohë me sfida po haset dhe shkrimtarja tjetër nobeliste, por të një karakteri tjetër. Tokarçuk është një shkrimtare që sot e gjen në të gjitha libraritë ndërkombëtare dhe një pikë referimi sesi shkruhet sot. Por, jo për vendin e saj. Ministri i vendit të saj i Kulturës krenohej se nuk e kishte lexuar. Dhe, kjo luftëtare e të drejtës, vlerësimi i të cilës u deklarua në të njëjtin ditë, ndryshe nga Handke nuk pa dhe lavdëroi individë apo mundi të shmangë adhurimet, ndërkohë që do t’i përdorë fitimet e saj për të financuar një fondacion për të mbështetur punën e shkrimtarëve dhe përkthyesve që do të ndihmojnë “të përshkruaj realitetin në të cilin ndjenjat ksenofobike dhe nacionaliste po rriten shpejt në mënyrë të rrezikshme”.
Këtë terren po e mbush tashmë Handke dhe stilistë të tjerë, që shtuar me punën më të kamufluar të politikanëve, po derdhen drejt njerëzve të ndryshëm, nëpërmjet letërsisë, filozofisë dhe sociologjisë së kohës. Në Evropë tashmë ksenofobia nuk fshihet më. E dëgjon në koret e tifozëve kudo në kontinent dhe në të gjitha vendet e Perëndimit, jo më pak në vendet e Lindjes, kurse nacionalizmi po ushqehet në mënyrë të frikshme nga të gjitha drejtimet. Populistët janë në modë me fjalimet e tyre patetike. Letërsia, kultura në përgjithësi, muzika po ndikohen frikshëm.
Në ditët e sotme, identiteti personal përcaktohet nga një grup faktorësh kompleks. Shumica e njerëzve e mendojnë veten e tyre si konsumatorë, prodhues, prindër, qytetarë dhe njerëz që thithin të njëjtin ajër, në varësi të kontekstit. Zgjedhje më të shpeshta dhe të përcaktuara qartë janë të nevojshme për të përkthyer kompleksitetet e vetvetes në shprehje politike, shkruan Harold James për Project Syndicate.
Veçse Fituesi i Nobelit Peter Handke, që këtë javë mori edhe zyrtarisht çmimin e vitit 2019, as nuk begenisi të trajtojë polemikat për mbështetjen e tij patetike për Sllobodan Milosheviqin, që në funeralin e tij e cilësoi madje edhe si “një njeri mjaft tragjik”. E më shumë se kaq, ai pataksi botën me cilësimin e tij për Srebrenicën dhe mënyrën sesi e kamuflon mbrojtjen për të, sipas të cilës nuk ka qenë aspak genocid. Mbase sot ka probleme konceptesh, por ka ardhur realisht koha të kuptojmë se ku po shkon cilësia e letërsisë sot dhe a do mundet Nobeli, thjesht prej historisë që mbart (shumë herë aspak të lavdishme), të përbëjë vlerësimin e kulmit të letërsisë cilësore. Duket se skandalet e Komitetit të Nobelit vetë dhe peticionet nuk mjaftojnë. Historia e Nobelit ca më shumë. Një i fundit u nënshkrua nga pothuajse 60,000 njerëz po i bën thirrje Komitetit Nobel të revokojë çmimin për “apologjetin” kasapin e Ballkanit “Slobodan Milosheviq”. Handke foli në funeralin e Milosheviqit në 2006 dhe plot 115 intelektualë të sotëm serbë kanë dalë në mbështetje të tij.
Nga e gjithë kjo, kuptohet se peizazhi i letërsisë është i mbushur me probleme, por edhe se vetë Komiteti i Çmimit ka probleme. Jo sepse sërish pati dorëheqje, por nuk mund të kuptojnë këtë prirje të imponuar. Peter Englund, ish-sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze, tha se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoni sepse për të festuar fitoren e Handkes “do të ishte hipokrizi e rëndë nga ana ime”.
Jonas Eklöf, redaktori kryesor i revistës suedeze të librave Vi Läser, ishte në konferencën për shtyp. Ai tha se ndjenja midis gazetarëve suedezë që mbulojnë Nobelin “ka qenë lodhje, rraskapitje dhe…” Jo përsëri! “Një ndjenjë që pak ka të bëjë me letërsinë tani.”
Por Handke është mësuar me këtë situatë ashtu si edhe njerëzit që e mbështesin. Ai është refuzuar dhe në Norvegji, kurse pesë vjet më parë në vitin 2014, kur ai fitoi çmimin Ibsen, u përball hapur. “Kishte shumë protesta kur shkova në Teatrin Kombëtar të Oslos. Shumë ulërima si ‘fashist, fashist’. Doja të bisedoja me këto zonja dhe zotërinj, por ata nuk donin të flisnin me mua”, tha ai. Në fjalën e tij duke pranuar atë çmim, ai ua ktheu thjesht kritikëve të tij: “Shkoni në ferr, ku jeni tashmë”.
Në të gjithë këtë qerthull, ajo që të mbet në mëndje është fakti sesi shkrimtarët do të komportohen në kohët e reja dhe sesa do t’i japin frymë me vetëdije nacionalizimit dhe izmave të tjera që po e çorodisin botën. A e kuptojnë vallë apo u leverdis për t’u bërë të lexuar?! Bota është në një boshllëk të frikshëm dhe liderët e sotëm mes ideve të tyre të paqarta të liberalizmit apo të një demokracie të re që kërkon më shumë pjesëmarrjen e masave nuk është se e mbështet.
Handke, me formimin dhe bindjet e tij, duket se nuk do ta bëjë kurrë sepse mbetet njeriu që nuk i bëri fare përshtypje masakra e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë dhe që e futi në qerthullin e një letre higjienike. Veçse ka shkrimtarë si Ollga, të cilët kanë vendosur një rrugë tjetër atë që nuk e duan politikanët, pra, ta demaskojë pikërisht këtë frymë. Po ne? Neve na duhet të notojmë mes peshkaqenëve që tashmë kërkojnë jo vlerat por errësimin e mendjes përmes stileve të mrekullueshme në letërsi sepse tek e fundit edhe letërsia shërben. Si? Sipas mënyrës së saj, por për të përfituar po paq. /Milosao/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert