LAJMI I FUNDIT:

NLB Prishtina nga sot me emrin e ri NLB Banka

NLB Prishtina nga sot me emrin e ri NLB Banka

Banka NLB gjatë vitit 2015 ka pasur një vit afarist të suksesshëm me një fitim neto në shumën prej 8.2 milionë euro ose 51 për qind më i lartë se vitin paraprak.

Kështu tha kryetari i Bordit të NLB, Albert Lumezi.


Ai duke folur për normat e interesit tha se kjo bankë ka shënuar rënie drastike të normave të interesit prej 9.4 në 7.2 për qind.

Lumezi tha se ka hapësirë edhe më tutje për rënie të normave.

Lumezi tregoi se nga qershori i këtij viti lansojnë tri produkte të reja, të cilat janë Cartela Conttactless, Mobile banking dhe Post terminale.

Ai shtoi se nga sot e tutje, NLB Prishtina do të mbaj emrin e ri NLB Banka për arsye të unifikimit në treg.

Lumezi tha se kjo bankë ka 240 mijë klientë.

Këto të dhënë u bënë të ditura në konferencën për media të organizuar nga NLB.