LAJMI I FUNDIT:

Njolla grimi në rroba? Ka një mënyrë të thjeshtë për t’i zhdukur

Njolla grimi në rroba? Ka një mënyrë të thjeshtë për t’i zhdukur

Sa herë ju ka ndodhur të njollosni me grim bluzat e këmishët tuaja të preferuara? E dimë, shumë herë!

Njollat janë më të vështirat për t’u hequr dhe jo rrallëherë na i kanë nxjerrë jashtë përdorimit veshjet e preferuara.


Megjithatë ekzistojnë mënyra për t’i hequr qafe njollat e vështira të makijazhit nga veshjet e bardha.

Gjithçka që ju duhet është ujë i oksigjenuar, ujë i gazuar dhe durim!

E mira është që të veproni sapo veshja të njolloset, në të kundërt njolla bëhet më e vështirë ose e pamundur për t’u hequr. Këshillohet të përdorni një produkt zbardhues, uji i oksigjenuar do të ishte perfekt.

Kujdes me mënyrën si e aplikoni, pasi mund të rrezikoni të përhapni njollën.

Njomni një pambuk me ujë të oksigjenuar dhe aplikojeni me kujdes, jo duke e fshirë. Lëreni ujin të veprojë për gjysmë ore dhe më pas zhyteni pjesën e njollosur në ujë të gazuar.

Pas kësaj lajeni në rrobalarëse si zakonisht. /Telegrafi/