Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), të hënën, përmes një konference për media theksuan se kanë mbi katër mijë dosje të Gjykatës Speciale, pasi ato ishin dorëzuar në mënyrë anonime zyrës së kësaj organizate. Mirëpo, sipas njohësve të fushës veprimet e OVL së UÇK-së mund të trajtohen si penalisht inkriminuese dhe Gjykata Speciale lehtësisht mund ta trajtoj këtë çështje si pengim në administrimin e drejtësisë.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nëse këto dosje janë autentike, OVL në asnjë rrethanë nuk do të duhej të mbante konferencë për media, po siç tha ai këto dosje duhej t’i dorëzonte tek autoritetet kompetente.
Në këtë drejtim, sipas tij veprimet e OVL-UÇK-së mund të trajtohen si penalisht inkriminuese.
“Në këtë fazë ka shumë paqartësi lidhur me njoftimet e dala në publik lidhur me dosjet e Gjykatës speciale. Ajo që mund të thuhet mbi atë që kemi parë është ‘shou’ mediatik që OVL ka bërë me këto dosje. Nëse këto dosje janë autentike, OVL në asnjë rrethanë nuk do të duhej të mbante konferencë për media po këto dosje t’i dorëzonte tek autoritetet kompetente. Në këtë drejtim, veprimet e OVL-së mund të trajtohen si penalisht inkriminuese dhe Gjykata Speciale lehtësisht mund ta trajtoj këtë çështje si pengim në administrimin e drejtësisë”, ka thënë Miftaraj.
Tutje, ai theksoi se nëse këto dosje janë autentike dhe kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale, ky do të përbënte skandalin më të madh të drejtësisë në Kosovë që nga pas lufta dhe përgjegjësia siç tha ai “pa dyshim se bie mbi Kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Kryetarin e Dhomave të Specializuara”.
Ndërsa, avokati Artan Qerkini për Telegrafin tha se kjo është një situatë e pazakontë dhe e paqartë.
Sipas tij, mënyra se si janë se si janë dorëzuar këto prova në OVL së UÇK-së tregon se kemi të bëjmë me një situatë mjaft të paqartë.
“Një situatë mjaft e pazakontë ka ndodh sepse procedurat janë të qarta në lidhje me mënyrën se si dhe kujt duhet t’i dorëzohen provat. Rregullorja e procedurës është e qartë dhe përcakton se provat në një procedurë penale t’i dorëzohen palëve në procedurë që do të thotë, të pandehurit, avokatit dhe të tjerëve të gjykatës”, tha ai.
Qerkini tutje shtoi se mënyra se si janë dorëzuar provat në OVL së UÇK-së tregon se kemi të bëjmë me një situatë mjaft të paqartë.
“Nuk dihet identiteti i personit që i ka sjell ato prova, po ashtu nuk dihen motivet. Mirëpo, ne e pamë një intervenim të hetuesve të Zyrës së prokurorit të specializuar dhe për rrjedhojë mendoj që ata do ta bëjnë një hetim të brendshëm dhe si rezultat do të dalin në një përfundim se në çfarë mënyre kanë dal ato prova nga zinxhiri i ruajtjes së provave në kuadër të prokurorisë dhe kanë përfunduar në zyrën e OVL së UÇK-së”, shpjegoi avokati Qerkini.
Ndërsa, Christopher Bennett, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në një përgjigje dërguar Telegrafit ka thënë se Prokurori Special nuk e komenton këtë çështje.
“Prokurori Specialist nuk e komenton këtë çështje”, ka thënë shkurt Bennett për Telegrafin.
Ndryshe, veteranët nga OVL e UÇK-së në konferencën e së hënës ku pretenduan se kanë mbi katër mijë dosje të Gjykatës Speciale, pasi ato ishin dorëzuar në mënyrë anonime zyrës së kësaj organizate, thanë se në këto dokumente janë emrat dhe adresat e dëshmitarëve dhe personave të tjerë më të cilët kanë bashkëpunuar hetuesit e Gjykatës Speciale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City