Mbunya Alemanji ka thënë se ai ka tentuar t’i mbajë emocionet kur kompletoi kalimin nga Cambridge United te Roma në këtë afat.

Talenti 16-vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Serie A, me këta të fundit që nuk e kanë parë sulmuesin as se si luan.


Skuadra nga liga e dytë do të pranojë 700 mijë euro nga shitja e Alemanji, derisa lojtari do të luajë për grumposhat U-17.

114200477 mbunyaalemanji

“Është një kalim i madh, por unë jam këtu që të dëshmojë se çfarë mund të bëjë me topin në këmbë”, ka thënë ai.

“Shokët e mi më kanë thënë: ‘A e kupton se tashmë ke kaluar te Roma? Unë po tentojë të ruajë qetësinë”, ka shtuar më tej ai.

Screenshot 4 3

Alemanji ka lindur në Gjermani, por kishte kaluar në Angli qysh në moshë trevjeçare.

Ai kishte kaluar te Cambridge në moshën  13-vjeçare, pas vetëm gjashtë javësh, ai kaloi te grumposhat U1-6 dhe më pas te U-18, për të kaluar më pas te Giallorossët. /Telegrafi/

telegrafi sport app