LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me veturën e cila ka dyer të pazakonshme (Foto)

Njihuni me veturën e cila ka dyer të pazakonshme (Foto)

Kompania kineze-izraelite Qoros prezantoi konceptin e ri të krijuar në bashkëpunim me prodhuesin e vetura super-sportive suedeze Koenigsegg.

Fryt i këtij bashkëpunimi të dy prodhuesve të ndryshëm të veturave, njërit që prodhon vetura të zakonshme për udhëtarë dhe tjetrit që prodhon vetura  të shtrenjta sportive në seri të vogla, është koncepti i veturës luksoze elektrike të quajtur K-EV.

Automobili, i cili është i gjatë pesë metra dhe përdor katër elektromotorë me gjithsej 870 kuaj fuqi, është menduar si kundërshtar potencial i modeleve Tesla S ose Porsche Panamera E-Hybrid.  Qoros pohon se K-EV është në gjendje që 100 kilometra në orë t’i arrijë për më pak se 2,7 sekonda dhe të arrijë shpejtësi maksimale 260 km/h.

Mbushja e baterisë i siguron autonominë e vozitjes prej më shumë se 300 km. Prodhuesi ka paraparë mundësinë e mbushjes së baterisë me ndihmën e kabllove të rrymës, por edhe përmes rrugës pa tela.  Një nga karakteristikat e këtij automobili-koncept janë dyert, të cilat hapen në tri mënyra të ndryshme, transmeton KosovaPress.

Në trend Auto

Më shumë
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Auto
Kalo në kategori