LAJMI I FUNDIT:

Njihuni më super-aeroplanin e Ushtrisë amerikane, ai vërtet është një “bishë” (Foto/Video)

Njihuni më super-aeroplanin e Ushtrisë amerikane, ai vërtet është një “bishë” (Foto/Video)

“Lockheed C-5 Galaxy” është aeroplani me kapacitetin më të madh transportues në Ushtrinë amerikane dhe njëkohësisht aeroplani i tretë më i madh në botë.

Ky aeroplan me dy kuverta ka kapacitet mbajtje brenda tij prej rreth 122 tonësh, me kuvertën e poshtme që shërben për ngarkesë, ndërsa e e përparmja për transport të 73 pasagjerëve.


Ky aeroplan është vërtetë një “monstër”.

Automjetet e blinduara

C-5 Galaxy mund të mbajë10 automjete të blinduara të kategorisë më të lehtë, që peshojnë 12 tonë secili.

Helikopterët Apache

Një helikopter Apache është vërtetë armë shkatërruese në luftë ndërsa C-5 mund të mbajë 6 sish përnjëherë por pa municion, përcjell BW.

M1Abrams

Një tankë M1 Abrams peshon 67 tonë, ndërsa ky aeroplan gjigand mund të mbajë 2 përnjëherë, ose 1 Abrams dhe 2 Bradley IFVs.

Helikopteri transportues Chinook

C-5 mund të përpijë brenda vetes helikopterin e madh transportues Chinook

C-5 Galaxy 0010

Aeroplani F-14 është shumë më i shpejtë se një A-10, por që të dy pa problem mund të futen brenda C-5.

Patriot Hook 2010

Varka e famshme për operacione speciale, Mark 5, pa problem futet brenda C-5.

C-5 Galaxy 0004

Brenda C-5 mund të futet madje edhe i gjithë trupi i aeroplanit tjetër transportues C-130.