LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me punëtoren më të re dhe më të paguar në Shtëpinë e Bardhë, që është emëruar në pozitën më të rëndësishme (Foto)

Njihuni me punëtoren më të re dhe më të paguar në Shtëpinë e Bardhë, që është emëruar në pozitën më të rëndësishme (Foto)

Bashkëpunëtorja e ngushtë e presidentit amerikan Donald Trump, Hope Hicks është e emëruar drejtoreshë për komunikim në Shtëpinë e Bardhë, post ky që konsiderohet si më i rëndësishmi në Washington.

28-vjeçarja Hicks është emëruar në këtë pozitë të mërkurën, kurse para se të vinte në këtë pozitë në Shtëpinë e Bardhë, ka punuar si këshilltare për bijën e Trumpit, Ivankën. Ka qenë zëdhënëse e fushatës së Trumpit, që njëherit ishte detyra e saj e parë në politikë, transmeton Telegrafi.


Kjo ish-manekine, siç raporton AFP, thuhet se me çdo kusht mbron imazhin e Trumpit. Hicks ka zëvendësuar Anthony Scaramucci i cili dhjetë ditë më parë është hequr nga kjo pozitë.

Edhe pse nuk ka përvojë në politikë, Hicks tash e pesë vite ka mban lidhje të ngushta me familjen Trump, ku siç raporton BBC, në mënyrë të heshtur ka ndërtuar rrugën e saj duke u bërë njëra nga bashkëpunëtoret më të afërta të presidentit amerikan, me një pagë prej 180 mijë dollarë, që konsiderohet si një nga pagat më të larta në Shtëpinë e Bardhë.

Karrierën në marrëdhënie me publikun e filloi kur u njoftua me Ivankën, e cila më pas e angazhoi edhe si modele për koleksionet e veshje të shtëpisë së saj të modës.

Përveç kësaj, ka punuar edhe për Ralph Loren, por është shfaqur edhe në ballinat e revistave të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Bashkëpunimi me Ivankën e solli edhe deri tek babai i saj, i cili në vitin 2014 e përzgjodhi të kryej punët e marketingut në kompaninë e tij për patundshmëri.

Ndërsa në politikë është futur krejt rastësisht në vitin 2015, kur mori rrugë me Trumpin që më vonë doli të jetë i pari gjatë kampanjës për president të SHBA-ve.

Më vonë ajo e ndihmoi ta mirëmbajë profilin e Trumpit në Tëitter, duke shkruar të gjitha ato që ai dëshironte t’i thoshte, kurse pas këtyre bashkëpunimeve ai e kishte lutur që të qëndroj në ekipin e tij politik, gjë që e ka pranuar pa kurrfarë problemi.

Hicks rrallë herë jep intervista por shpesh është prezentë kur presidenti Trump jep intervista. Kur filloi të punojë në kampanjën e Trump, kishte mbyllur llogarinë e saj në Tëitter, derisa atë në Instagram e ka bërë privat.

Dhe pas inaugurimit të Trumpit ai i kishte rezervuar asaj një pozitë të mirë – atë të drejtoreshës për komunikim strategjik në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori