Ermand Mertenika
Inxhinier Bio-mjekësor
Terapia fizike (PT), e njohur gjithashtu si fizioterapi, është një nga profesionet aleate shëndetësore e cila ndihmon ne teknika manuale dhe pajisje të cilat ndikojnë në përmirësimin e lëvizjes së pacientëve duke trajtuar kryesisht problemet të cilat lidhen me patologjitë muskulo-skeletare.
Këto terapi ofrohen nga terapistë fizikë që promovojnë, ruajnë ose rivendosin shëndetin përmes ekzaminimit fizik, diagnostikimit, prognozës, edukimit të pacientit, ndërhyrjes fizike, rehabilitimit, parandalimit të sëmundjeve dhe promovimit të shëndetit.
Terapistët fizikë njihen si fizioterapistë në shumë vende.
Terapia fizike ofrohet si trajtim i kujdesit parësor ose në lidhje me shërbime të tjera mjekësore. Fizioterapia kategorizohet në dy aspekte: aplikimi manual dhe aplikim me anë të pajisjeve mjekësore të fizioterapeutikës.
Fizioterapia manuale konsiston në aspektin profesional të mjekut fizioterapeut i cili përdor kryesisht duart apo mënyra të tjera manuale për të trajtuar problemet e ndryshme të muskujve, artikulacioneve dhe shtyllës vertebrale.
Fizioterapia me anë të teknologjisë konsiston në diagnostikim më të thelluar të sëmundjeve më akute.
Pajisjet e Fizioterapisë
Teknologjia me valë goditëse (ShockWave)
Pajisjet Shockwave konsistojnë në aplikimin e valëve akustike të krijuara nga gjeneratori i valëve të aparaturës të cilët shkaktojnë efekte biologjike që çojnë në shërimin dhe rigjenerimin më të shpejtë dhe afatgjatë të indeve.
Terapia me valë shoku (SWT) mbulon një gamë të gjerë indikacionesh dhe ka një efektivitet mjaft të lartë në trajtim. Teknologjia me shockwave aplikohet në dy mënyra, në valë goditëse radiale dhe në valë goditëse të fokusuara.
Terapia me Radiofrekuencë të targetuar
Terapia (Tecar) me radiofrekuencë të targetuar është një sistem e cila transferon energjinë kapacitive dhe/ose rezistive që vepron brenda intervalit të radiofrekuencës së valëve të gjata në trajtimin e patologjisë muskulo-artikulare akute dhe kronike tek pacientët dhe sportistët.
Terapia (Tecar) karakterizohet nga transferimi i energjisë brenda indeve duke përdorur një elektrodë kapacitore të mbuluar nga një izolant dhe një përcjellës elektrodë rezistente, duke ndjekur mekanizmin e një kondensuesi.
Pajisja e përdorur përbëhet nga një gjenerator që shpërndan sinjale në një frekuencë prej 0,5 MHz me një fuqi maksimale prej 350 watt. Në përgjithësi, seancat e aplikimit fillojnë me trajtim rezistent me një elektrodë të pozicionuar në zonën që do të trajtohej për 10 minuta (5 minuta për patologjinë muskulore), pasuar nga 10 minuta të tjera (15 minuta për patologjinë muskulore) me një elektrodë kapacitore të aplikuar.
Terapia me ultratinguj
Terapia fizike me ultratinguj është një profil i ultratingullit e cila krahas ultrazërit diagnostikues ne imazheri, përdoret dhe në fizioterapi për të zbuluar dhe trajtuar probleme të ndryshme muskulo-skeletore që mund të keni duke përfshirë dhimbjen, dëmtimin e indeve dhe spazmat e muskulore.
Elektroterapia
Elektroterapia në fizioterapi është përdorimi i energjisë elektrike dhe magnetike si trajtim mjekësor për kondicionet dhe sëmundjet muskolo-skeletore, trajtimin e dhimbjeve të shpinës dhe qafës, probleme me shpatullat dhe sëmundjet kronike të ndryshme.
Me anë të rrymave elektrike bëhet e mundur stimulimi i sistemit neuronik dhe atij muskulor. Në kategorinë e këtyre pajisjeve përfshihen trajtimet me rrymë elektrike duke aplikuar elektrodat dhe gjithashtu me sistem elektrodash magnetike.
Terapitë e kombinuara
Terapitë e kombinuara konsistojnë në aplikimin e elektroterapisë, terapisë me ultratinguj, trapisë me laser dhe terapisë me elektroda vakumi në varësi të patologjive të ndryshme të pacientëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë