Koreja e Veriut, së paku sipas autoriteteve të këtij vendi është duke finalizuar planet për të lansuar katër raketa të rangut të ndërmjetëm mbi Japoninë për të dalë në ujërat 18 deri 25 milje nga territori i Guamit në Paqësorin e SHBA.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ushtria koreano veriore do të përfundojë planet e saj në mes të gushtit, për të qenë të gatshëm për urdhrin e Kim Jong Un, raportoi KCNA, duke cituar gjeneralin Kim Rak Gyom, komandant i Forcës Strategjike të Ushtrisë Popullore Koreane.
“Raketat Hwasong-12 që do të lansohen nga KPA [Ushtria Popullore Koreane] dhe do të kalojnë qiellin mbi Shimane, Hiroshima dhe Koichi të Japonisë”, thuhet në raport.
Paralajmërimi “djegës” vjen pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u zotua të lëshojë ‘zjarr dhe tërbim’ nëse Koreja e Veriut kërcënon SHBA-të.
Por kush është “copa e parajsës” për të cilën mund të nisë Lufta e Tretë Botërore?
Ishulli tropikal i Guamit, më i madhi në ishujt Mariana, në rajonin e Mikronezisë të oqeanit Paqësor, është konsideruar territor i SHBA-së që prej vitit 1898.
I vendosur rreth 2 000 kilometra në lindje të Filipineve, ishulli i vogël me një sipërfaqe prej vetëm 544 kilometra katrorë, është vendbanimi i 160 000 banorëve.
Japonia pushtoi Guamin pas sulmit në Pearl Harbor në vitin 1944, por ai u bë pjesë e qeverisjes amerikane në vitin 1944.
Që atëherë, Guami është kthyer në bazën më të madhe ushtarake amerikane, përcjell mapo.al.
Guami ka qenë një gur themeli i strategjisë ushtarake amerikane në konfliktin e Koresë së Veriut nga viti 1950-1953 dhe një pasuri e rëndësishme gjatë Luftës së Vietnamit, si një bazë për bombarduesit e forcave ajrore që shfrytëzoheshin për misionet në Azinë Juglindore.
Turizmi është një burim tjetër i madh i të ardhurave të ishullit.
Shumica e banorëve që jetojnë në Guam, të ashtuquajturit kamorro, janë paraardhës të detarëve që mbërritën në ishull 4 000 vjet më parë nga Filipinet dhe Indonezia.
Guamanët janë shtetas amerikanë, por nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e SHBA-së.
Ishulli drejtohet nga një guvernator i zgjedhur dhe një legjislaturë prej 15 anëtarësh e përbërë nga senatorë.
Guam ndodhet në juglindje të Koresë së Veriut dhe rreth 3 400 kilometra nga Pheniani. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë