LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me burrin që ka një punë interesante, përdor fajkonjtë për të trembur zogjtë nga rrokaqiejt e Dubait

Njihuni me burrin që ka një punë interesante, përdor fajkonjtë për të trembur zogjtë nga rrokaqiejt e Dubait

Liander Izak Botes, ka një prej detyrave më interesante në Dubai, një prej atraksioneve më të popullarizuara turistike.

Për të siguruar rrokaqiejt, për të cilat njihet ky qytet, ai ka për detyrë të tremb zogjtë dhe pëllumbat e sorrat që krijojnë papastërti të madhe në xhamat e objekteve të larta, transmeton Telegrafi.


Ai këtë punë e kryen me ndihmën e një armate të tërë të fajkonjve, me të cilët i tremb zogjtë për të mos qëndruar nëpër kulmet e një sërë objektesh.

“Ndjenjën që e kam kur i shoh zogjtë duke fluturuar është shumë e mirë sepse e di që mundi im nuk ka shkuar dëm”, ka thënë Botes që ka shpjeguar se në Emiratet e Bashkuara Arabe, njerëzit kanë filluar të merren me fajkonjtë qysh para 2.500 viteve.

Siç thotë Botes është një traditë e vjetër që kryesisht ka lidhje me gjah. Megjithatë, ai me çfarë merret është pak më ndryshe.

“Ajo çfarë bëj unë e quajmë “kontrolli i zogjve”. I përdorim fajkonjtë për t’i ndjekur sorrat e zogjtë tjerë. Shkojmë nëpër hotele, rrokaqiej të ndryshëm e madje edhe nëpër aeroporte”, ka thënë ai.

Botes ka theksuar se ka studiuar punën me kafshë në Afrikën e Jugut, e më pas është dashuruar në këta zogj grabitqar.

“Lidheni shumë me këta zogj që i konsideroni si fëmijë sepse i shihni duke u rritur. Për mua është shumë e rëndësishme të kujdesem për ta dhe sigurohem të jenë të shëndoshë”, ka shtuar Botes.

Ai ka pranuar se përdor edhe zogj të llojeve tjera që sipas tij kanë misione të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori