Autobusi Torsus është ideja e ukrainasit Vakhtang Dzhukashvili.
Dhe tani ai konsiderohet autobusi më i fortë në botë për terrene të vështira.
Të katër rrotat e tij fuqizohen nga një motor 6.9 litrash MAN me gjashtë cilindra dhe me 12 shpejtësi – i mjaftueshëm për të udhëtuar pothuajse në çdo lloj terreni, përcjell Telegrafi.
Dzhukashvili thotë se frymëzimi për të bërë diçka kaq të fortë erdhi nga fillimi i luftës ruso-ukrainase në 2014.
Ai shpjegon se ai që duhet të ishte një korridor i sigurt jashtë konfliktit u shndërrua në poligon qitjeje dhe për shkak të gjendjes së rrugëve, autobusët e rregullt nuk mund të përballonin terrenin.
“Ideja jonë ishte që një autobus për terrene të vështira së paku do t’u jepte atyre një shans”, tha ukrainasi.
Ai shton se nuk është as një kamion i blinduar dhe as një automjet specifik ushtarak, por mund të përdoret nga forcat nëse dëshirojnë.
Bëhet e ditur se misioni i Torsus është të sigurohet që njerëzit të mund të lëvizin dhe të punojnë me siguri në disa nga mjediset më armiqësore në botë.
Automjeti ka shpëtuar jetë, ka ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit të gjejnë njerëz të zhdukur dhe ka çuar të tjerët me pushime në vende të vështira për t’u arritur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje
Senatorët amerikanë duan të shfuqizojnë lehtësimet tatimore për automjetet elektrike

Shefi i Fiat thotë se Punto mund të rikthehet si një EV 'i hijshëm dhe sportiv'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë