Njihuni me Alireza Beiranvand: Nga një i pastrehë dhe pastrues rrugësh, deri te bërja e historisë duke mbrojtur penalltinë e CR7

Portieri i Përfaqësueses së Iranit, Alireza Beiranvand, është nga ata të paktit që mund të thonë: “I kam mbrojtur penallti Cristiano Ronaldos”.
Në fakt, ai është portieri i parë që arrin t’ia mbrojë penalltinë (në kohën e rregullt dhe vazhdime) një lojtari portugez në histori të Kampionatit Botëror.
Ai u lind në një familje nomade e cila lëvizte shpesh për të gjetur kullota për delet e tyre. Si fëmijë ai e dashuronte futbollin, fillimisht ishte sulmues, derisa në një ndeshje portieri i skuadrës u lëndua dhe ai e zëvendësoi, duke treguar paraqitje të mira sot e asaj dite ai nuk e ka lëshuar asnjëherë portën.

Megjithatë, familja e tij nuk e miratoi gjithë këtë dhe ai për të ndjekur ëndrrën u largua nga shtëpia në drejtim të Teheranit (kryeqyteti i Iranit).
“Babait tim nuk i pëlqente fare futbolli dhe kështu më kërkonte të punoja. Ai madje më grisi rrobat dhe dorezat e mia, kështu disa lojë kam luajtur edhe pa ato”.
Por, rrugëtimi i 25-vjeçarit deri në një ndeshje të Botërorit nuk ka qenë aspak i lehtë. Para se të bëhej futbollist ai punoi në një fabrikë të veshjeve, pastrues makinash e rrugësh dhe në një piceri. Trajnerin e parë që i kishte dhënë mundësinë për të treguar talentin e tij e kishte takuar në autobus rrugës për Teheran, ndërsa më poshtë keni një pjesë të shkurtër të intervistës së tij.

“Flija para derës së klubit dhe kur zgjohesha në mëngjes e shikoja që njerëzit teksa flija më kishin gjuajtur para”.
“Ata kishin menduar se isha një lypës. Epo, ishte atëherë kur hëngra një mëngjes të shijshëm për herë të parë pas shumë kohësh”, ka thënë Beiranvang për Guardian.
Pas një pune dhe përkushtimi të madh, Beiranvand u bë futbollist profesionist dhe përmbushi ëndrrën për të luajtur në një Kampionat Botëror.
Ai debutoi si 19 vjeçar te klubi iranian Naft Tehran, kurse tani luan te Persepolis. Jo keq për një 25 vjeçar, kurrë mos hiqni dorë nga ëndrra juaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës