LAJMI I FUNDIT:

Njihuni më aeroplanin e së ardhmes, me të cilin çdokush ëndërron të udhëtoj (Foto/Video)

Njihuni më aeroplanin e së ardhmes, me të cilin çdokush ëndërron të udhëtoj (Foto/Video)

Këto ditë është prezantuar koncepti i aeroplanit më luksoz që ndonjëherë është prodhuar, të cilin inxhinierët e quajnë aeroplani i së ardhmes.

Brenda kabinës së pilotit mund të shihet se si gjithçka është e ndërtuar me kujdes, ku nuk mungon luksi, rehatia si dhe pajisjet më moderne, që i lehtësojnë pilotit punën gjatë fluturimit, transmeton Telegrafi.


Inxhinierët e këtij koncepti duket se kanë menduar për çdo detaj, pasi aty janë prezantuar ekranet e ndjeshëm në prekje të instaluar në çdo karrige që është me masazh, dhe që mund të shtrihet për të pushuar.

Por nuk mungojnë as kabinat për fjetje, kuzhina me ushqime llojllojshme, tualet, hidromasazh, si dhe suitat që edhe në shtëpitë më luksoze nuk mund të gjinden.

Ky aeroplan i së ardhmes parashihet të jetë në dy kate, në të cilin nuk do të mungojë asgjë, dhe që do t’ia ëmbëlsoj pasagjerit udhëtimin. /Telegrafi/

Aeroplani 2Aeroplani 3Aeroplani 4Aeroplani 5Aeroplani 6Aeroplani 7Aeroplani 8Aeroplani 9Aeroplani 10Aeroplani 11