LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me 80-vjeçarin i cili akoma kënaqet gjatë çdo vozitje me Ferrari F40

Njihuni me 80-vjeçarin i cili akoma kënaqet gjatë çdo vozitje me Ferrari F40

Se vitet janë thjesht numra, e dëshmon më së miri rasti i 80-vjeçarit që është apasionuar pas veturave dhe që vazhdon të shijoj çdo vozitje me Ferrari F40.

John Clower i ka 80 vjet dhe vazhdon të vozit Ferrarin e tij të kuq, që i ka hiq më pak se 472 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.


Por, ai jo vetëm që është pronari i veturës sportive, por edhe entuziast i vërtetë i Ferrarit.

Në të kaluarën ka pasur 16 vetura tjerë që prodhohen në qytetin italian Maranella.

Gjithashtu i biri i tij posedon Lamborghini Murcielago SV, kurse Johnit i pëlqen tej mase modeli Aventaror.

Clower ka në pronësi edhe një McLaren 675 LT. /Telegrafi/