LAJMI I FUNDIT:

Njiheni të dashurën nga pëllëmba

Njiheni të dashurën nga pëllëmba

Bazat e shkencës së leximit të pëllëmbës. Si të zbuloni nëse ajo e ka mendjen te shtrati apo te librat.

Hë pra zotërinj, nga e njihni të dashurën e mundshme? Është vështrimi në sytë e saj, buzëqeshja e saj joshëse apo ndoshta fakti se ajo të bleu një birrë? Le të themi të vërtetën: nuk duhet të shikoni përtej duarve të saj.

Për qindra vjet, lexuesit e pëllëmbës dhe disa personalitete historike më të njohura kanë përdorur shkencën e leximit të dorës si udhëzues në jetën e tyre. Qoftë para takimit të parë apo një zotimi që do të zgjasë sa tërë jeta, leximi i pëllëmbës ka qenë gjithmonë një burim i besueshëm për njerëz të të gjitha shtresave.


Kënaqësi me dorën e saj

Në një kohë një lexuesit e vërtetë të dorës ia kushtojnë jetën e tyre kësaj shkence (nëse doni ta quani kështu), ne do t’ju mësojmë bazat. Përpara se të kërkoni dorën e saj, duhet më parë ta lexoni.

E dimë të gjithë sesa i sikletshëm mund të jetë takimi i parë. Ku do të shkoni? Për çfarë do të flisni? A do t’ju mbyllet goja? Të gjitha këto janë të rëndësishme, por kohët e fundit ju duhet të thyeni akullin.

Pasi i keni ofruar një pije, pse të mos i ofroni edhe një lexim dore falas? Ajo mund të mbetet paksa e habitur nga oferta juaj, por kjo ka për t’i pëlqyer.

Tani që ajo është vënë në qendër të vëmendjes, përveshni mëngët dhe futjani punës, transmeton Telegrafi.

A është këmbëngulëse ajo?

Karakteristika e parë që duhet të ekzaminoni është gishti i madh. Më saktësisht, ekzaminoni dy pjesët e tij, të sipërmen dhe të poshtmen, të cilat ndahen nga një vizë (aty ku përkulni gishtin). Kur vëreni gishtin, mbani në mendje se gjysma e sipërme përfaqëson “dëshirë”, ndërsa ajo e poshtme “logjikë”.

Nëse seksioni i sipërm është më i gjatë se i poshtmi, atëherë keni të bëni me një grua që ka dëshirë të fortë. Asaj i pëlqen të ketë kontroll dhe të marrë vetë të gjitha vendimet.

Kjo mund ta bëjë më eksituese dhomën e gjumit, por ditë pas dite mund të kthehet në një torturë të vërtetë, sepse do t’ju duhet të dorëzoheni më tepër se ç’dëshironi ta bëni këtë.

Nga ana tjetër, nëse seksioni i poshtëm është më i gjatë, keni të bëni me një person të kontrolluar nga logjika. E keqja në një situatë të tillë është se kësaj femre mund t’i mungojë dëshira për të rrezikuar. Juve mund t’ju duket tepër zbavitëse diçka që ajo e quan thjesht budallallëk. Procedoni me kujdes.

Te majat e gishtërinjve

Pasi keni eksploruar “dëshirën” dhe “logjikën” e saj, ju duhet t’u hidhni një sy edhe majave të gishtërinjve të dorës. Ka shumë klasifikime të tyre, por ne do të bëjmë më të thjeshtin.

Nëse ajo ka gishta me majë, atëherë keni përballë një ëndërruese. Ajo e vlerëson të bukurën dhe i hedh një hije pozitive çdo gjëje. Ajo jeton për momentin dhe ndoshta është duke kërkuar dikë me të cilin të ndajë idealet e saj.

Nga ana tjetër, majat katrore të gishtërinjve janë një tregues i qartë prakticiteti. Mos guxoni të shoqëroni me njeri tjetër veç saj. Pasojat do të ishin fatale.

Ç’të keqe kanë duart e buta

Karakteristika e fundit që duhet të ekzaminoni është ndjesia që ju jep dora e saj. Në këtë rast do të diskutojmë për dy klasifikime: të buta dhe të ashpra. Duart e saj të buta mund t’ju krijojnë një ndjesi të këndshme, por më mirë vazhdimi të lexoni më poshtë. Keni të bëni kryekëput me një dashnore të artit. Ndërsa juve mund t’ju shkojë mendja te ndonjë darkë apo te ndonjë film për një takim të përsosur, ajo do të dojë të shkojë në një muze.

Nga ana tjetër, kur zbuloni duar të ashpra, duhet të procedoni me kujdes. Keni përballë një grua me një personalitet intensiv. Ndonjëherë ajo mund të jetë pa takt, madje t’ju bëjë të mendoni se nuk ishte ajo zgjidhja e duhur. Ndershmëria e saj mund të jetë, pas pak kohe, kokëçarëse.

Dhe tani në sulm!

Tani që i mësuat këto baza të thjeshta, vërini në provë. Mos e bëni të mërzitshëm takimin tjetër duke folur për jetën tuaj. Fokusohuni tek ajo dhe përgatiteni veten për eksperiencën më njohëse. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

A e dini se...
Kalo në kategori