LAJMI I FUNDIT:

Njiheni të bukurën, Kaltrina Neziri

Njiheni të bukurën, Kaltrina Neziri

Ndoshta jo bash secila vajzë, mirëpo shumica e tyre kanë ëndërruar për atë kurorë të shkëlqyeshme dhe për titullin e adhuruar Miss. Një vajze të re ëndrra i është bërë zhgjëndërr, ka konkurruar për titullin Miss Kosova 2014 dhe e ka fituar!

Ajo është Kaltrina Neziri, vajza, bukuria natyrore dhe energjia e secilës nuk mund të kalojnë pa u vërejtur.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Kush është Kaltrina Neziri për të gjitha ata që nuk e njohin, na tregoni pak për veten?
Jam 23 vjeçare nga Lipjani; jetoj me prindër. Që nga fëmijëria kam pasur dëshirë të jem modele e pëlqyer dhe, pas një kohe, me ndihmën e të tjerëve që insistonin se unë isha një modele e lindur, fillova të punoja rreth kësaj dhe tani jam këtu ku jam. Kam përfunduar studimet Bachelor në drejtimin ekonomik dhe hobi im është modelimi.


A mendoni se modelimi është profesioni juaj më i mirë që ju ka dhënë qetësi shpirtërore, emër dhe të ardhura të mira?
Nuk mendoj se modelimi të sjellë qetësi shpirtërore, sepse gjithmonë je e paragjykuar dhe çdo herë ndodhesh mes komentesh e kritikash. Të tilla rrethana, nganjëherë të sjellin edhe stres, por edhe përfitimet nga aktivitetet e tilla, nuk janë të kënaqshme, porse besoj që e ardhmja të jetë më fitimprurëse.

Çfarë mundësish profesionale ju ofroi “Miss Kosova”?
Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm, fitova titullin e më të bukurës së Kosovës. Tani kam një titull pas dhe shumë mundësi para vetes që pres t’i realizoj.

Kosova edhe këtë vit mbeti pa përfaqësuese në spektaklin “Miss Earth” në Filipine?
Në shumë media është thënë se nuk më është dhënë viza për Filipine. Porse, e vërteta është se unë, në mungesë kohë, nuk arrita të siguroj vizën Shengen, për t’u nisur drejt Hungarisë ku do të merrja pëlqimin për t’u nisur drejt spektaklit të madh “Miss Earth 2014”. Besoj, se do të kthehesha me ndonjë çmim.

Cilat mund të konsiderohen si sukseset tua gjatë kësaj karriere deri tash?
Sukseset janë të shumta; kam qenë pjesë e reklamave të ndryshme, bilbordeve dhe sfilatave më me rëndësi në Kosovë, siç janë Java e modës ose “Kosova Fashion Week” dhe “Albania Fashion Week”; mandej pjesëmarrja në revy të ndryshme për kreatorët apo stilistët më të mirë në vend.

Përballeni me konkurrencën, por duhet se po e sfidoni me sukses. Ku qëndron misteri i bukurisë suaj?
Më pëlqejnë sfidat, sidomos kur konkurrenca është e madhe. Unë merrem shumë me veten, ushqehem mirë, bëj palestër dhe mundohem të dukem gjithmonë në formë.

Të bukurat shpeshherë elektrizojnë publikun duke u zhveshur në skenë. Ju mendoni për surpriza të tilla?
Nuk mendoj që elektrizohet publiku vetëm me zhveshje. Është puna e pandalshme, ajo që të çon drejt suksesit dhe vëmendjes së publikut. Nuk jam shfaqur asnjëherë e zhveshur dhe as nuk e kam menduar, sepse sukseset nuk po më mungojnë.

Në një botë me plot modele, a është e lehtë të promovohesh?
Kur ke miq dhe një staf të mrekullueshëm, njerëz që të duan dhe të mbështesin, por ke edhe besim tek vetja, atëherë je gati të përballesh me çdo sfidë apo punë të vështirë.

Duke ditur karakterin tuaj, sa jeni e hapur për ballafaqime me eksperienca të reja?
Kam karakter shumë të fortë dhe njihem si vajzë e guximshme, atë që e dua e arrij dhe gjithmonë jam e hapur për gjëra të reja.

Cilët janë personat e tu më të shtrenjtë dhe kush shërben për ju si muzë frymëzimi?
Muzë frymëzimi për mua gjithmonë kanë qenë prindërit e mi. Duhet të theksoj faktin që prindërit e mi nuk më kanë penguar asnjëherë, për gjërat që kam dashur të bëj, sigurisht pa abuzuar nga ana ime, kam pasur besimin dhe mbështetjen e tyre absolute në çdo hap që kam hedhur.

Jeni edhe ju një vajzë që ndjek rigorozisht trendët më të fundit të modës? Jeni e fiksuar pas markave të njohura?
Unë kam një koncept pak personal rreth mënyrës së ndjekjes së modës. Për mua të ndjekësh modën nuk do të thotë vetëm t’i shkoj pas trendëve më të fundit, por t’i shkoj pas stilit, që mua më bën të ndihem e bukur. Unë mendoj që, mua veshja duhet të më ngjajë bukur dhe pastaj rehatshëm. Sigurisht që lexoj apo shoh në TV dhe në web, gjithçka mundem rreth trendëve më të fundit, por nuk e quaj veten absolutisht të varur apo më keq të fiksuar.

Ç’është eleganca për ty?
Eleganca, për mendimin tim, nuk shpjegohet. Ajo thjesht është ose nuk është.

I gjen defekte vetes?
Nuk di ç’të them. Unë ndjehem mirë me këtë që jam. Mbase ky është defekti im!

Cilat janë pasionet e Kaltrinës, cila është marrëdhënia juaj me filmin, librin?
Pasioni im më i madh janë udhëtimet dhe ndiej një lumturi të një lloji të veçantë, cilido qoftë destinacioni. Marrëdhënia ime me librin ka qenë në formë të shkëlqyer deri në fakultet, pasi e mbarova fakultetin bëra pak fjalë me librat dhe i kam zëvendësuar deri në njëfarë pike me internetin, fajin e ka teknologjia që duke zëvendësuar shumë gjëra në shumë fusha, na ka bërë të varur. Parapëlqej në veçanti filmat.

Ju keni ndjekur studimet e larta për ekonomi. A do të thotë kjo se shpresoni të bëni një rrugëtim të suksesshëm dhe afarist?
Jam e diplomuar në drejtimin banka-financa. Mendoj të vazhdoj studimet për magjistër në drejtimin e menaxhimit. I kam të vijëzuara synimet e mija për të ardhmen. Nuk jam e fjalëve të tepërta, por koha do ta dëshmojë.

Më keni rrëfyer se synoni të punoni me brende të mëdha dhe të sfiloni për dizajnerët më me nam në botë…Mund të më thoni pse kjo zgjedhje?
Kjo është zgjedhja, të cilën e mendoj, e rimendoj, e stërmendoj dhe prapë në fund dal në konkluzionin se është më e mira për mua. Hera-herës ndjehem konfuze, n.q.s ky do ishte investimi i duhur në jetën time, për të cilin nuk do të më duhej të pendohesha as në vazhdim dhe as në fund të karrierës. Unë jam e mendimit që njeriu gjen atë që kërkon. Arsyeja personale, përse është kjo zgjedhja ime profesionale është, sepse dua të kem një status të një lloji të veçantë, dua të krijoj një emër timin dhe dua që ky emër të mbesë në mendjet e njerëzve që unë do të përfaqësoj.

Pamja juaj josh shumë fansa. Duke u nisur nga pamja që ke, ke bezdisje prej djemve?
Bezdisjet nga meshkujt janë fare normale, porse më tepër brengosem nga bezdia që më bëjnë femrat.

Besohet se njerëzit janë të bukur kur janë të dashuruar dhe kur dashurojnë. A ka trokitur ndokush në portën e zemrës tuaj?
Ndoshta dashuria të zbukuron më shumë, por unë, ende nuk e kam përjetuar këtë kënaqësi, sepse ende nuk kam ndonjë banor të ri në zemrën time, përveç familjes.

Çfarë vlerëson më shumë tek një mashkull?
Ndershmëria! Sepse kur je i ndershëm për çdo gjë, atëherë ke besim tek vetvetja dhe kur ke besim tek vetvetja, nuk ke frikë. Dhe kur nuk ke frikë, je ambicioz dhe kur je ambicioz, je seksi dhe vazhdon, vazhdon, vazhdon….por nis me ndershmërinë. Unë them se, nëse kërkon që të dashurosh dikë për arsyet e gabuara, atëherë edhe ty do të të dashurojnë për arsyet e gabuara.

Cili është mashkulli më seksi për ty?
Ai djalë që është vetvetja dhe është rehat me veten e tij.

Besoni tek dashuria me shikim të parë?
I besoj dashurisë me shikim të parë, të dytë, të tretë … unë besoj tek të gjitha.

Dhurata që ju pëlqen të merrni?
Ato spontanet, të paparamenduarat.

Fjalët që ju hutojnë?
Komplimentet e tepruara.

Të bukurat janë shpesh pre e thashethemeve, a ka ndodhur me ty dhe cila ka qenë thashethemnaja më e bukur që ke dëgjuar për veten?
Thashethemet janë të shumta. Vlen ta them, këtë të fundmen, kinse unë paskam pozuar nudo.

Nëse do të thoshim se ke disa ditë të lira, çfarë do të kishe vendosur të bëje?
Pa menduar dy herë, do të ikja në ndonjë vend bregdetar, bashkë me një libër, me ndonjë titull shumë interesant…

Secili ka një ëndërr profesionale. Ju e keni plotësuar ëndrrën, apo jeni në kërkim të saj?
Ëndrra ime profesionale është pothuajse në prag të realizimit dhe, po punohet në drejtim të saj.

Çfarë ju jep më shumë kënaqësi në këto momente?
Ditët e fundit po më kënaqin komplimentet e fansave të mi, të cilat po më japin shumë motiv për të vazhduar. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Kalo në kategori