Ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, disa media angleze rikthyen në vëmendje kritikat që i bëheshin asaj, sidomos nga britaniku Christopher Hitchens. Mes këtyre kritikave është se ajo ka mbështetur regjime totalitare, duke theksuar vizitën tek varri i Enver Hoxhës. Por si është e vërteta e kësaj vizite?
Prifti që ka përgatitur rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës thotë se ajo është dërguar tek varri pa e ditur, pasi kështu ishte protokolli i asaj kohe. Por, një faqe e lajmeve katolike në internet ka një tjetër teori.
Alessandra Nucci nga “Catholic World Report” shkruan se shkrimtari shqiptar Marcel Hila ka rrëfyer historinë e patreguar më parë të vizitës së Nënë Terezës.
Gjithçka nis në shtator të vitit 1985, kur Hila ishte ushtar i paarmatosur në regjimin komunist – grada më e fundit në ushtrinë shqiptare, aty ku vendoseshin ata që konsideroheshin të rrezikshëm për regjimin komunist.
Enver Hoxha kishte vdekur dhe një ditë në repartin e tyre mbërrin një ushtar i ri, i ulur në pozitë. Ai kishte shërbyer më parë në Gardën e Republikës.
“Ne kishim frikë se ai ishte spiun”, thotë Hila.
Megjithatë, një ditë ushtari i ardhur nga Garda e Republikës i rrëfeu arsyen e vërtetë përse e kishin ulur në gradë.
“Ne ruanim varrin e Enverit. Nuk ia ke idenë se si është aty natën. Dëgjon zhurma, ulërima, britma, toka dridhet poshtë këmbëve të tua, duket sikur rënkimet vijnë nga humnera. Është një torturë. Mbi 20 njerëz nga njësia jonë kanë përfunduar në psikiatri. Duke ardhur këtu, unë shpëtova nga e gjitha kjo. Sigurisht punoj më shumë, por të paktën nuk e dëgjoj atë ferr”, ka thënë ai.
Katër vite më vonë, në gusht të vitit 1989, Nënë Tereza, e shoqëruar nga vejusha e diktatorit, mbërriti tek varri i Enverit. Katër vite më vonë, në vitin 1993, Hila thotë se ka dëgjuar më shumë për këtë histori nga Dom Lush Gjergji, një prift nga Kosova që shoqëroi Nënë Terezën gjatë udhëtimit në Shqipëri. Ai thotë se Nënë Tereza ishte ftuar nga Nexhmije e cila shpresonte se ndërmjetësimi i saj mund të zhdukte dukuritë e mbinatyrshme që kishin pllakosur varrin e të shoqit. Pasi mbërriti tek varri i Hoxhës, Nënë Tereza u lut për ca kohë. Më pas ajo u lejua të vizitonte varrin e nënës dhe motrës që saj, që kishin vdekur në vitin 1971, por ajo nuk ishte lejuar t’i shikonte.
A morën përgjigje lutjet e Nënë Terezës? A u zhduk fenomeni i tmerrshëm në varrin e diktatorit?
Duket se po. Hila thotë se prej asaj kohe gjithçka ka qenë e qetë aty!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Moskë, 23 mars 1949: Shënime nga biseda sekrete e Stalinit me Enver Hoxhën

Sizifi, mbreti mizor me dënimin pa fund

PËR TIM BIR TË VDEKUR

Dashnorët më të mëdhenj të të gjitha kohëve (1): “Ilaçi më i mirë është seksi”!

Thënie të të famshmëve: Tregomani një njeri normal dhe unë do ta shëroj atë për ju!

Zbulohet libri në gjuhën shqipe, më i vjetër se “Meshari”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin