LAJMI I FUNDIT:

Njësiti për Mbrojtje të Afërt ka armë që i mban larg syve të publikut (Video)

Njësiti për Mbrojtje të Afërt ka armë që i mban larg syve të publikut (Video)

Emisioni i fundit “Drejtësia në Kosovë” transmetoi pamje ekskluzive të aksioneve dhe veprimeve të Njësisë për Mbrojtje të Afërt të Policisë së Kosovës.

Emisioni solli detajet se si u planifikua dhe si u realizua mbrojtja e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe liderëve shtetërorë në ditën e shpalljes së Pavarësisë 10 vjet më parë.


Në arsenalin e trajnimeve dhe analizave inteligjente njësia nuk mund të garantojë siguri pa armët e zjarrit.

Armët e njësisë janë armët standarde por gjithmonë ekziston edhe diçka që për publikun mbahet sekret.

“Njësia e Mbrojtjes së Afërt është e pajisur me disa lloje të armëve, duke filluar prej pistoletës ‘Glock 19X9’, është e pajisur edhe me dy lloje të tjera të armëve të gjata që janë familje e ‘Heckler’ , ky është ‘MP5’ i gjatë 9 milimetrash me optikë dhe laser mirëpo laseri është përparësi sepse nëse shikon në optikë vetëm atëherë duket laseri, është armë operative, është armë defensive që përdoret nga të gjitha njësitë elite në botë”, theksoi trajnuesi i gjuajtjeve me armë në Policinë e Kosovës.

“Ndërsa kemi edhe armë tjetër të familjes së ‘Heckler’ është ‘MP5 klein’ në gjuhën gjermane është armë e shkurtër e përdorshme edhe për teshat kate dhe nuk vërehet gjatë kohës në formacion nën pallto të gjatë”, tha njëri nga trajnerët e armëve në Policinë e Kosovës.

Armët e gjata janë paraparë të përdoren në turma dhe gjatë lëvizjeve të makinave.

Qëllimi është të qëllohet në agresorin dhe mos të shkaktohen pasoja të tjera.

Trajnimet e njësisë gjithmonë kryhen me municione reale dhe në to nuk tolerohen gabime.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori