LAJMI I FUNDIT:

Njësia Speciale mbikëqyr situatën në Jarinë

Njësia Speciale mbikëqyr situatën në Jarinë

Ekipe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parë duke mbikëqyrur situatën në pikën kufitare në Jarinë.

Informatat që ka pranuar Kallxo.com tregojnë se zëvendësimi i policëve që kanë ofruar dorëheqje është kryer edhe në këtë stacion.

Pranë këtij stacioni është parë edhe EULEX, përderisa rrugës për në Jarinjë, ende pa hyrë në Leposaviq, janë parë edhe KFOR-i.


Ditëve të fundit, në zonën veriore të Kosovës mbi 500 zyrtarë policorë të nacionalitetit serb kanë ofruar dorëheqje nga pozitat që mbanin.

Përpos policëve, dorëheqja është ofruar edhe nga prokurorët e gjyqtarët e edhe nga deputetët e Listës Serbe, të cilët më 5 nëntor të këtij viti kishin ftuar një mbledhje.

Ofrimi i dorëheqjeve të këtyre të fundit erdhi pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës në Rajonin e Mitrovicës – Veri, Nenad Gjuriq.

Gjuriq u suspendua nën dyshimin se sabotoi dhe bëri thirrje për rezistencë kur tha se nuk do t’u lëshojë fletë-qortime qytetarëve që kanë targa ilegale.

Siç raportojnë mediat serbe, Gjuriq nesër gjatë ditës do të pritet në takim nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori