LAJMI I FUNDIT:

Njeriu i madh dhe tri kryeqytetet e vogla

Kryeqyteti i parë

Në teorinë dhe kritikën letrare, simbolika e urës është zbërthyer shumë, dhe përdorimi i kësaj figure haset te shkrimtarët që merren më shumë me poezi.


Në kuptimin letrar-artistik, ura identifikon një bashkim, lidhje fizike dhe shpirtërore të dy palëve, për t’i unifikuar vlerat në një tërësi.

Ndërsa politika shpesh e ka dhunuar këtë simbolikë letrare duke i dhënë një konotacion të kundërt kuptimor, port të përputhshëm me realitetin e krijuar.

Ura e Mostarit, e cila në kohën e ish-Jugosllavisë së Tito-s, përfaqësonte një imazh të rrejshëm të unitetit të vllazërim-bashkimit jo që u shkëput nga kuptimësia letrare, por shihej më shumë si vend ku përplasen popuj më përkatësi etnike, religjioze pak a shumë të ndryshme dhe e luftojnë bashkëjetesën e sajuar dhunshëm pas Luftës së Dytë Botërore.

Paqja që solli marrëveshja e Dejtonit, krijojë një skemë të re të funksionimit të kësaj bashkësie, duke u dhënë tre përbërësve të BH një pavarësi nga njëri tjetri deri në atë masë sa edhe nuk mund të ndahen përfundimisht.

Vizita e njeriut të dytë të SHBA-ve, Xhozef Bajdenit, vërtetë ndodhi në një moment mjaftë të rëndësishëm duke dhënë mesazh në kryeqytetin e Sarajevës, se të gjithë përbërësit e këtij shtetit duhet t’i heqin dilemat për ndarje.

Ai la të kuptohej se boshnjakët, serbët dhe kroatët duhet ta shohin më shumë sy më sy njëri tjetrin duke gjetur mënyra të reja bashkëjetesës dhe unitetit reciprok për të shmangur çdo situatë që kthen procesin në një konflikt të ri.

Kryeqyteti i dytë

Vizita në kryeqytetin e Beogradit është sinjal ri politik për kreun e qeverisë serbe, se duhet të lëviz nga pozicioni i status-kuos dhe një vërejtje serioze që të dilet nga skemat e vjetra të kundërshtimit të realitetit të ri të Ballkanit, rajon ky i cili po pretendon për t’u bërë pjesë e ndryshimeve që korrespondojnë me standardet e Bashkimit Evropian.

Serbia, ka nevojë që ta dinamizojë ndryshimin e kursit politik dhe të reflektoj qasje të reja partneritetit me fqinjët. Që Evropa të ndihet më shumë në Ballkan duhet ndryshuar prioritetet e politikave të vjetruara nacionale, të zëna në investim të madh rreth çështjes së sigurisë së brendshme, duke krijuar pasiguri për të tjerët.

Çështja e sigurisë tani nuk është më krejtësisht në domenin e shteteve nacionale, sepse ajo po shndrrohet në një çështje globale ku partnerët më serioz si SHBA, BE-ja duke koordinuar aktivitetin në organizatën më të madhe siç është NATO, kontrollojnë pjesën më të madhe të globit duke i shmangur konfliktet e përmasave lokale të nxitura nga një numër faktorësh destabilizues, arrijnë të ruajnë ekuilibrin e paqes në botë. Kjo është edhe trajektorja më e sigurt e lëvizjes që e imponon rendi i ri botëror me mekanizmat e vetë më të sofistikuar.

Bajden dhe askush tjetër nuk do të mund të pajtohej assesi me Serbinë, sepse do të shmangej nga logjika politike e zhvillimeve pozitive të proceseve për të cilat është investuar dhe po bëhet shumë.

Politika serbe duhet t’ia vë një pikë një fraze politike tipike për mentalitetin e politikanëve ballkanas “Serbia kurrë nuk do ta njoh Kosovën” duke u nisur nga një pikë e të konceptuarit që imponon kujdes më të madh në përdorimin e shprehjes kurrë.

Kryeqyteti i tretë

Prishtina një kryeqytet i shtetit më të ri në botë në jug të Ballkanit, i dalë nga një proces i vështirë i luftës së koordinuar me faktorët më përgjegjës të sigurisë në krye me SHBA-në, ishte vendi më i ngrohtë i pritjes së Njeriut të Madh që vizitoi tri kryeqyte të “vogla” të shteteve.

Mesazhi politik i zotit Bajden dallonte nga ai që bëri në Sarajevë dhe Beograd. Ky mesazh mbante porosinë jo të ndryshimit të ecjes, por të përshpejtimit të saj, dhe një rikonfirmim të një garancie të sigurisë për paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe integritetin territorial.

Në trend

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Kalo në kategori