Njëri prej tyre tanimë “fle me armë nën jastëk”: Efektet katastrofale nga të punuarit si moderator i përmbajtjeve të dhunshme në Facebook
Puna që ka të bëjë me kontrollin e materialeve ekstreme dhe të dhunshme, i ka bërë disa të ‘varur’, kurse të tjerë janë ndikuar në masë të madhe.
The Guardian shkruan se ka mësuar se detyra e moderimit të materialeve në Facebook, ka lënë plagë psikologjike te punonjësit, derisa po bëhen përpjekje për të përmirësuar kushtet për mijëra kontraktues të kompanisë.
Po sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, një grup kontraktuesish aktual dhe të mëparshëm, të cilët kanë punuar me vite në qendrat e moderimit të këtij rrjeti social me bazë në Berlin të Gjermanisë, kanë raportuar se si u bënë dëshmitarë se si kolegët e tyre u bënë të ‘varur’ nga përmbajtja grafike dhe se grumbullonin më shumë materiale të tilla, për koleksion privat.
Ata kanë vërejtur se kolegët e tyre, po ndikoheshin vazhdimisht, nga materialet me gjuhë të urrejtjes dhe lajmet e rrejshme që i lexonin për çdo ditë.
Kjo sipas tyre, ka ndodhur për shkak të volumit të madh të punëve, nga dhuna e shfaqur, lakuriqësia dhe bulizmi që e shihnin vazhdimisht për tetë orë në ditë, duke punuar natën dhe në fundjavë, “për një rrogë minimale”.
Kontraktuesit janë të shqetësuar më së shumti, nga një aspekt shumë pak i diskutuar i moderimit të Facebook-ut: verifikimi i bisedave private, ndërmjet të rriturve dhe të miturve, që janë të njohur për algoritmin, si shfrytëzues të mundshëm seksual.
Disa prej bisedave private, prej të cilave “90 për qind ishin seksuale”, ishin të “dhunshme dhe të frikshme” ka thënë një moderator.
“Për çdo ditë e më shumë, kuptoni për shoqërinë distopike që jemi duke e ndërtuar”, ka thënë njëri prej moderatorëve. “Ka burra të pasur dhe të bardhë nga Evropa, nga Shtete e Bashkuara, që iu shkruajnë fëmijëve në Filipine dhe iu kërkojnë fotografi ku shihen të zhveshur, për 10 ose 20 dollarë”.
Gina, është një moderatore, e cila ka thënë se “është shkelje e të drejtave të njeriut”.
“Nuk mund t’i kërkoni dikujt të punojë shpejtë, mirë dhe të sheh materiale ekstreme. Gjërat që kemi parë, thjeshtë nuk janë të mira”.
Punonjës, emrat e të cilëve janë ndryshuar, kanë folur në kushte anonimiteti, sepse kanë nënshkruar një marrëveshje me Facebook, se nuk do të zbulojnë asgjë.
Ish-moderatori Daniel, ka thënë se “jemi si avangardë në këtë fushë… është një punë tërësisht e re dhe gjithçka rreth saj, është si një eksperiment”.
John, ish-kolegu i tij, ka thënë: “Jam këtu sot, sepse dua t’jua shmangë të tjerëve mundësinë, që të bien në këtë gropë. Si një shoqëri e re, jemi duke u përballur me gjëra të reja – si interneti – dhe duhet të gjejmë disa rregulla, që të përballemi me të”.
“Me rëndësi është të krijohet një ekip, për shembull në rrjetin social, që të mbrohen përdoruesit nga abuzuesit, nga gjuha e urrejtjes, paragjykimet racore, softuerë më të mira për pornografi, e të tjera. Por them se është me rëndësi, të hapet një debat, për rëndësinë e kësaj pune. Ne duhet t’i ndajmë tregimet tona, sepse njerëzit nuk dinë asgjë lidhur me këtë punë, për atë që duhet të bëjmë që të fitojmë jetesën”.
Disa nga tregimet e moderatorëve, ishin të ngjashme me problemet e përjetuara në shtete tjera.
Daniel ka thënë: “Njëherë, e kam parë një koleg teksa kërkonte pajisje që shërben si shok elektrik, sepse kishte parë aq shumë materiale ekstreme, sa që frikësohej të dilte vetëm në rrugë, apo të rrethohej nga njerëz të panjohur”.
“Ndoshta sepse e gjithë kjo gjuhë e urrejtjes, që e shohim në baza ditore, ndikon disi në pikëpamjet politike. Andaj një person normal, liberal, ndoshta edhe progresiv, bëhet më konservativ, duke u shqetësuar për çështje të ndryshme siç është për shembull migrimi. Shumica e këtyre materialeve, që i shikojmë në baza ditore, janë lajme të rrejshme… të cilat synojnë të shpërndajnë pikëpamje shumë të veçanta politike”.
Në muajin shkurt, ueb-faqja që merret me teknologji Verge, krijoi për herë të parë një raport të fshehtë, të realizuar nga kontraktuesit e angazhuar si moderatorë të Facebook-ut në një bazë në Shtetet e Bashkuara.
Ngjashëm me kolegët e tyre në Berlin, amerikanët raportuan se “videot konspirative dhe memet që i shohin për çdo ditë, i kanë bërë ata të ndikuar ndaj tyre”, derisa një ish-moderator tani fle me “armë nën jastëk” i traumatizuar nga një video ku një njeri u qëllua me thikë.
Të tjerë, po merren me traumën duke u vetë-mjekuar.
Madje, sikurse moderatorët e Arizonës, ashtu edhe ata të Gjermanisë, kanë nisur të marrin drogë dhe alkool.
“Kam parë shumë që konsumonin drogë në kompani”, ka thënë Daniel.
“Nuk kanë si ta largojnë stresin dhe marrin drogë, megjithëse kompania është kundër konsumit të drogës”, ka thënë ai.
Kur provuan të shkonin përmes rrugës së ligjshme, moderatorët amerikanë u ankuan për ndihmën e vogël që iu dha.
“Këshilltarët ishin shumë pasiv”, shkroi Casey Newton në raportin e Verge, duke shtuar se ”ata bazoheshin në punonjësit për të identifikuar shenjat e ankthit dhe depresionit, për të dhënë ndihmën”.
Moderatorët e Berlinit, ishin po ashtu në mungesë të ndihmës, andaj u nevojitej të bazohen në ndihmën mjekësore që e japin spitalet shtetërore.
Daniel ka thënë: “Në fund, nuk kishim mbështetje të duhur psikologjike. Kemi shumë kolegë që shkuan te këshilltarët dhe iu thanë se kishin probleme të mëdha, ndërsa iu kërkuan të dalin prej kompanisë, që të gjejnë psikologë të duhur”.
Dhe raporti që bëri ueb-faqja Verge, duket se nxiti reforma, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.
Moderatorët në Berlin, kanë thënë se kur raporti u botua, ka pasur menjëherë interes prej zyrtarëve kryesorë të Facebook-ut, që më herët iu kërkonin t’i moderonin deri në 1,000 materiale në ditë, që i bie nga një për çdo 30 sekonda, brenda një orari prej tetë orësh.
Gjatë muajit shkurt, një zyrtar nga Facebook e vizitoi në zyrën në Dublin, ka thënë John.
“Pas kësaj vizite, ai kërkoi që të largohet limiti prej 1,000 materialeve. Për një kohë, nuk kemi pasur limit, por tani na kërkohet të kontrollojnë nga 450 deri në 500 materiale”.
Tani, kjo është zvogëluar, megjithëse punonjësve iu duhet ta shikojnë nga një material në ditë, që i bie se nevojitet nga një për çdo minutë.
Moderatorët e Berlinit kanë diskutuar nëse duhet të kërkojnë ndihmë, mirëpo natyra e punës e bën punën shumë më të vështirë.
Gina ka thënë: “Nuk do të thosha se askush nuk është i interesuar, por se askush nuk ka mundësi të bëjë diçka në të vërtetë”.
John ka shtuar: “Ata janë tepër të lodhur”.
Derisa moderatorët pajtohen se kjo punë është e domosdoshme, konsiderojnë se gjithçka mund të rregullohet.
“Mendoj se është e rëndësishme të hapet debat mbi këtë temë” ka thënë ai, duke thënë se zgjidhja është e thjeshtë: “të punësohen më shumë njerëz.”
Në një deklaratë, Facebook ka bërë të ditur: “Moderatorët bëjnë një punë vitale, për ta mbajtur komunitetin e sigurt, derisa ne mbajmë përgjegjësi që të sigurojmë mirëqenien e tyre. Ne punojmë ngushtë me partnerët tanë, që të sigurojmë mbështetjen që iu duhet njerëzve, përfshirë trajnimin, mbështetjen psikologjike dhe limitin e kohës, sa janë të ekspozuar ndaj materialit ekstrem. Moderimi i materialeve është një industri e re dhe sfiduese, andaj gjithnjë po mësojmë dhe punojmë në përmirësimin e menaxhimit të sistemit. E marrin me shumë seriozitet, secilin raport që tregon se nuk po arrihen standardet tona më të lartë dhe do të punojmë në zgjidhjen e këtyre shqetësimeve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?
A po ngadalësohet ngritja meteorike e Inteligjencës Artificiale?
Ushtria amerikane teston automatikun me Al
Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II
Njerëzit nuk e besojnë - a e dini se për çfarë shërbeu fillimisht YouTube?
El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme