Lufta në Kosovë ka lënë pasoja të mëdha, të cilat edhe sot shihen e rrëfehen në vendin tonë. Në mesin e tyre janë edhe shumë gra të dhunuara nga forcat policore serbe e paramilitare. Rrëfimet e këtyre ngjarjeve makabre janë sjellë si histori në forma të ndryshme para publikut në Kosovë.
Në lidhje me këtë, forum ZFD – Programi në Kosovë në vitin 2017 kishte mbledhur rrëfimet e 10 grave të dhunuara gjatë luftës, kurse të gjitha këto rrëfime janë në vetën e parë.
Brikena Shabani pas 5 vjetësh, nga përjetimet e lexuara në po këtë libër i ka vendosur edhe në një ekspozitë të hapur të quajtur “Njeri ish ma i fortë se guri”, në të cilën i ka paraqitur disa prej frazave të rrëfimeve të këtyre grave.
Shabani e cila është autore e ekspozitës, në një intervistë për Telegrafin ka treguar detajet e idesë së kësaj iniciative.
“E gjithë ideja e kësaj ekspozite ka ardhur nga libri me rrëfimet e grave të dhunuara gjatë luftës ‘Unë dua të dëgjohem’, që janë rrëfime në vetën e parë të grave të cilat e tregojnë ngjarjen të cilën e kanë përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Takimin e parë me këto tregime e kam pasur në vitin 2017, ku unë e kam bërë dizajnin dhe konceptin e librit. Në atë kohë e kam lexuar komplet librin dhe mënyra se si e rrëfejnë komplet ngjarjen. E po ashtu duke e ditur që shoqëria jonë nuk ka bërë shumë gjëra për këto gra dhe unë kam dashur që t’i jepi zë këtyre ngjarjeve dhe ta largoj prej heshtjes”, tregon ajo.

E ideja e gurit dhe xhamit të thyer nuk ishte e rastësishme ashtu siç nuk ishte as komplet ekspozita.
“Ideja e paraqitjes së gurit në këtë formë të cilën e shohim pra në formë të thyer është me qëllimin që të tregohet që edhe guri për të ardhur në këtë gjendje duhet të përjetoj një traumë njëjtë sikur këto gra që kanë përjetuar dhunën gjatë luftës, kjo ka qenë simbolika e përdorimit të gurit në këtë formë. Kurse tjetra është për të treguar që ashtu sikurse guri që është thyer ai është prapë guri i njëjtë edhe këto gra janë nëna, motrat, shoqet tona nuk e kanë humbur vlerën e tyre në shoqëri. Ju po e shihni edhe xhamin e thyer, e ideja e xhamit të thyer është për të thyer heshtjen në raport me këtë temë”, thotë Brikena duke treguar për secilen ngjarje.
Ajo thotë që edhe nga ana e publikut ishte pritur shumë mirë, ekspozita duke treguar kuptimin e rrëfimit të njëmbëdhjetë (11) në këto rrëfime.
“Publiku e ka pritur shumë mirë gjë që më vjen shumë mirë, sepse qëllimi i tërë kësaj pune ka qenë që kjo mos të jetë si një tregim në harresë. Siç e ceka më herët libri i ka 10 rrëfime kurse ju sot këtu i shihni 11. E ideja e punimit të 11 është që ka shumë gra të cilat nuk e kanë rrëfyer historinë e vet, kurse tek punimet e tjera i kemi citatet e grave të marra nga rrëfimet ideja e kësaj ishte që kompletojmë traumën që e kanë përjetuar këto gra”, tregon ajo.
Sipas Brikenës iniciativa të tilla duhet të ketë më shumë në Kosovë në mënyrë që rrëfimeve të tilla t’iu japim zë të mos rrinë të heshtura.
“Rrëfime të tilla duhet të jenë më të pranishme më shumë në shoqërinë tonë me këto tema unë mendoj se ne si artist e po ashtu edhe institucionet e tjera nuk duhet me i heshtë këto tema. Duhet të bëhet më shumë për to, e secili në mënyrën e vet. Në këtë rast unë si artist e kam bërë gjithë këtë punë por nuk do të thotë që të tjerët duhet të ndalen, derisa ne si shoqëri të reagojmë për to”, thekson ajo.
Në Kosovë, janë të regjistruara 20 mijë gra dhe vajza të dhunuara seksualisht nga paramilitarët serb gjatë viteve të luftës 1998-1999. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës