Presidenti i ShBA-së, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar të martën në mbrëmje për një vizitë shtetërore dy-ditore.

Aeroplani presidencial, Air Force One, u ul në aeroportin Stansted të Londrës pak pas orës 21:00 sipas orës lokale.


Çifti u prit nga Sekretarja e Jashtme Britanike Yvette Cooper, Ambasadori i ShBA-së në Mbretërinë e Bashkuar Warren Stephens dhe, në emër të Mbretit Charles III, Viscount Hood.

Donald dhe Melania

Pas uljes në aeroport, Trump dhe Melania u transportuan me helikopter Marine One në rezidencën e ambasadorit, Winfield House në Regent's Park, ku do të qëndrojnë gjatë vizitës së tyre.

Me të mbërritur, Trump shprehu kënaqësinë e tij për vizitën.

Megjithatë, menjëherë pas mbërritjes, publiku në rrjetet sociale vuri re një detaj që shumë e përshkruan si një ‘fyerje’ ndaj presidentit - mungesa e një qilimi të kuq gjatë daljes nga avioni.

“Presidenti amerikan Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë zyrtare... por nuk ka qilim të kuq për të në Londër, vetëm një pistë ajrore dhe disa ushtarë”, shkroi një përdorues.

Një tjetër shtoi: "Asnjë trajtim me qilim të kuq për Trumpin ndërsa ai mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar me Airforce 1. Çfarëdo që të mendoni për Trumpin, kjo thjesht nuk është protokoll dhe është një fyerje”. Një i tretë komentoi: "Asnjë qilim i kuq për Trumpin në Angli. Turp të kesh, Starmer”.

Edhe pse nuk është shpjeguar zyrtarisht pse mungonte qilimi, supozohet se vendosja e tij në Aeroportin e Stansted nuk është pjesë e protokollit standard dhe se një pritje më formale dhe festive do të mbahet sot në Kështjellën Windsor. /Telegrafi/