Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin mendor dhe kujdesin që duhet t’ia kushtojmë.

Rexhepi ka folur për lumturinë, ndjenjën e një paqeje dhe përmbushjeje që njeriu përjeton kur ndodhet në harmoni me veten.


Lumturia është diçka shumë personale. Për njerëzit që dinë me u kënaq edhe me u gëzua me atë që kanë shumë ma lehtë përmbushen... se lumturia është manifestim i përmbushjes sonë individuale.. me u mundu me lënë sa ma pak boshllëqe brenda vetes”, tha ai.

Tutje, neuropsikiatri Rexhepi tha se njerëzit që nuk dinë me u kënaq me çka kanë ata kurrë nuk do të gjejnë diçka që i bëjnë të lumtur sepse kërkesat e tyre janë të vazhdueshme.

Doktori në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur edhe për problemet me shëndetin mendor, sëmundjet etj. Ky podcast mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/