LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit janë shumë të zënë për t’u larë? Krijohet ‘lavatriçja’ e parë për njerëzit – ja kur pritet të dalë në treg

Njerëzit janë shumë të zënë për t’u larë? Krijohet ‘lavatriçja’ e parë për njerëzit – ja kur pritet të dalë në treg

Japonia, vendi i inovacionit, ka prezantuar një ‘makinë larëse njerëzore’ futuriste, një pajisje e fuqizuar nga AI, e aftë për të larë dhe tharë njerëzit brenda 15 minutave.

Zhvilluar nga kompania japoneze Science Co., kjo risi e quajtur “Mirai Ningen Sentakuk” ofron një përvojë të ngjashme me banjën.

Sistemi me Al personalizon ciklin e larjes bazuar në llojin e lëkurës së përdoruesit dhe metrikat fizike, raportoi botimi japonez Ashahi Shimbun.


Si do të funksionojë?

Ju futeni në një makinë transparente që mbushet përgjysmë me ujë të ngrohtë, përcjell Telegrafi.

Më pas ajo lëshon fluska mikroskopike që shpërthejnë në kontakt me lëkurën tuaj, duke hequr papastërtitë.

Teknologjia AI rregullon temperaturën dhe presionin e makinës për rehati maksimale.

Ajo fokusohet gjithashtu në mirëqenien mendore. Analizon gjendjen tuaj emocionale dhe projekton pamje qetësuese në brendësi për t’ju relaksuar.

Kur do të lansohet?

Frymëzuar nga një koncept i ngjashëm i paraqitur në vitet 1970 nga Sanyo Electric, ky version i modernizuar do të debutojë në Osaka Expo 2025, ku 1000 pjesëmarrës do ta përjetojnë atë drejtpërdrejt.

Pas provës së saj, makina pritet të hyjë në prodhim masiv, duke premtuar se do të revolucionarizojë higjienën personale dhe relaksimin.

Kompania po planifikon gjithashtu të nxjerrë një botim për përdorim shtëpiak.

Dhe tashmë po pranon rezervime për vaskën e automatizuar në faqen e saj të internetit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vishet si ari për ta trembur ariun - videoja bëhet virale

Vishet si ari për ta trembur ariun - videoja bëhet virale

Fun
Jo një herë, por dy herë fitues i lotarisë - fitoi 500 dollarë dhe investoi 100 në biletën tjerët, fiton 2.39 milionë dollarë

Jo një herë, por dy herë fitues i lotarisë - fitoi 500 dollarë dhe investoi 100 në biletën tjerët, fiton 2.39 milionë dollarë

Fun
Një japonez u dënua gabimisht për vrasje dhe kaloi 46 vjet në burg - tani ai do të marrë një shpërblim të majmë

Një japonez u dënua gabimisht për vrasje dhe kaloi 46 vjet në burg - tani ai do të marrë një shpërblim të majmë

Interesante
Kush blen apartament në këtë ndërtesë, ka një surprizë që e pret poshtë - një Porsche krejt të re

Kush blen apartament në këtë ndërtesë, ka një surprizë që e pret poshtë - një Porsche krejt të re

Interesante
Protestuesi në Stamboll i propozon të dashurës para kordonit të policisë – pamje nga ky moment romantik

Protestuesi në Stamboll i propozon të dashurës para kordonit të policisë – pamje nga ky moment romantik

Interesante
Videoja e çuditshme e Elon Musk

Videoja e çuditshme e Elon Musk "duke luajtur me lugë" në darkën e Trump bëhet virale

Virale
Kalo në kategori