Njëra ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt, publikohet momenti i përplasjes së dy veturave në një autostradë të Serbisë

Një person ka humbur jetën dhe dy janë lënduar në një aksident të rëndë që ka ndodhur rreth orës 16:00 në autostradën afër Obrenovcit, në drejtim të Beogradit, Serbi - ku janë përplasur dy vetura.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, një person nga vetura “Fiat” ka mbetur i vdekur, ndërsa pasagjeri i lënduar nga Fiati dhe drejtuesi i në “Hyundai” janë transportuar për në spital.
Aksidenti ka ndodhur pasi fillimisht janë përplasur dy vetura, pas së cilës njëra është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve jozyrtare – dhe siç shihet në pamje - në momentin e përplasjes një nga pjesëmarrësit në aksident, drejtuesi i “Fiat Punto”-s ka qenë duke lëvizur në drejtim të kundërt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































