LAJMI I FUNDIT:

Njëqind qytetet më të vizituara në botë (Foto)

Njëqind qytetet më të vizituara në botë (Foto)

Euromonitor International ka publikuar për herë të dhjetë, ranglistën e 100 qyteteve të botës që janë destinacionet më të dëshirueshme për turistët.

Siç thuhet në raportin me 94 faqe, “këto qytete nuk janë veç katalizatorët kryesorë për rritjen e ekonomisë dhe të turizmit, por edhe vendndodhje ku lindin risitë, punët e reja dhe iniciativat e reja”.


100 qytet e zgjedhura janë kryesoret në rajonet e tyre dhe renditja bazohet në të dhënat si numri i vizitave ndërkombëtare që zgjasin të paktën 24 orë.

Në këtë listë nuk është asnjë qytet shqiptar dhe asnjë nga rajoni i ish-Jugosllavisë.

Dhjetë qytetet më të vizituara në botë, janë: Hong Kongu (26.6 milionë vizitorë në vit), Bangkoku (21,2 milionë), Londra (19.2 milionë), Singapori (16,6 milionë), Makao (15,4 milionë), Dubai (14.9 milionë), Parisi (14.4 milionë), Nju Jorku (12.7 milionë), Shenzheni (12.6 milionë) dhe Kuala Lumpuri (12.3 milionë), transmeton Telegrafi.

Siç shihet, fokusi i botës është zhvendosur në Azi, ndërkohë që në listën e dhjetë qyteteve më të vizituara janë vetëm dy evropiane dhe një nga Amerika e Veriut, transmeton Telegrafi.

Raporti thekson se 1.2 miliard udhëtime biznesi dhe turizmi ndodhin çdo vit në botë dhe se 46 për qind e tyre ndodhin në qytetet që janë në listën e 100 vendeve më të vizituara.

Rritja e Azisë Lindore tregohet edhe me atë se më 2010 ishin 34 qytete aziatike në listë e sot janë 41. Ndërsa, ky trend po vazhdon.

Evropa është kontinenti i dytë me 29 qytete. Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut kanë 13 qytete, ndërsa Lindja e Mesme dhe Afrika marrin pjesë me 11 qytete.

Dhjetë qytetet më të dëshiruara evropiane, pos Londrës dhe Parisit në vendet e para, janë edhe: Roma (9.3 milionë vizita), Stambolli (9.1 milionë), Praga (8.1 milionë), Barcelona (7,0 milionë), Milano (6.7 milionë), Amsterdami (6.3 milionë), Antalia (6.1 milionë) dhe Vjena (5.8 milionë).

Raportin e plotë mund ta gjeni: KËTU. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori